SHBA- Një 24-vjeçar shqiptar, Marian Kola është arrestuar në North Napels të Floridas nën akuzën e mashtrimit, ku viktimë ka rënë një e moshuar, nga e cila ka përfituar 14 mijë dollarë.
Autoritetet thonë se ai drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar, madje 'kompania fantazmë' e të riut shqiptar, “Kola Cooling” në dukje dukej si një biznes i vërtetë. Ai nuk kishte licencë, dhe shfaqte numrin e licencës së biznesit të një personi tjetër në kartën e tij të biznesit dhe automjetin e shërbimit.
Rasti u zbulua nga padia e një 77-vjeçareje, të cilës i kishte montuar një sistem ajrimi të vjetër dhe pa garanci, pasi i kishte shfaqur probleme, i riu shqiptar i kishte marrë më pas shuma të ndryshme parash për t’ia rregulluar.
Kola përballet me akuzat për mashtrim, vjedhje, krime ndaj një të moshuari dhe përdorimin e një kontrate që nuk ishte e tij.
c paskemi qene shqiptaret mor jahu
Përgjigju