ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Romë, ku një 47-vjeçar shqiptar qëlloi me thikë për vdekje një 52-vjeçar italian. Xhelozia mund të ketë qenë motivi i krimit të rëndë pasi dyshohet se viktima kishte marrëdhënie sentimentale me gruan e tij.
Mbrëmjen e 22 dhjetorit, 47-vjeçari shqiptar goditi me thikë në qafë Nazzareno Paolo Teti, i cili ndodhej në rrugën Via Borghesiana, pas kësaj, autori shqiptar u largua nga vendngjarja.
Pak pas zbulimit të krimit, autoritet nisën menjëherë hetimet dhe falë ndihmës së kamerave ne zonë dhe dëshmive u arrit identifikimi i autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër. Pas zbulimi të identiteti autoritetet u vunë në ndjekje ku arritën ta kapnin në një parking dhe e vunë menjëherë në pranga.