I kishin mbetur dhe dy vite burg për të shlyer pas dënimit për “Trafik e shfrytëzim prostitucioni me të mitura”, por përfiton nga leja 5 ditore dhe arratiset nga burgu.

Prej 24 orë policia e shtetit është vënë në ndjekie të 35 vjecarit Agron Sinani i cili me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda ishte dënuar me 7 vite burg të cilat i vuante në burgun e Burrelit.

Saliu u arrestua në 2010 sëbashku me 3 shtetas të tjerë teksa tentonin të kalonin drejt Kosovës vajza të mitura për ti shfrytëzuar.

Ndërkohë ReportTv ka mësur se kjo nuk ishte hera e parë që Agron Sinani ka marrë lejë dhe është rikthyer sërish, në ndryshim nga leja e fundit 5 ditore të cilën ai e ka shkelur duke u arratisur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)