Një operacion që me siguri do të mbetet në histori! Kështu e cilësojnë mediat italiane sekuestrimin e 476 kg kokaine të pastër në Arezzo, ku në pranga u vu një shqiptar, banues në Itali dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.
38-vjeçari shqiptar me iniciale E.C, po udhëtonte në autostradë me një kamion që tërhoqi vëmendjen e një patrulle policie, pasi po kryente manovra të rrezikshme, duke qarkulluar në mënyrë zig-zag dhe me një sirenë me dritë të verdhë të ndezur.
Më pas mjeti është ndalur nga patrullat e policisë rrugore, ku drejtuesi dhe pronari i kamionit është identifikuar si një 38-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Firences.
Shqiptari u shfaq shumë i shqetësuar nga kontrolli i policisë rrugore. 400 pako të kokainës ishin fshehur në kamion dhe u gjetën pas kontrollit të policisë. 38-vjeçari u arrestua për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, për sasi të konsiderueshme dhe u la në paraburgim.
Ndërkohë që një hetim ekonomik ka nisur tashmë për shqiptarin i cili është pronar i dy kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit. Sekuestrimi i kokainës rezulton të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë në Arezzo dhe droga mund të kishte sjellë mbi 45 milionë euro nëse do të hidhej në treg.
-
Si ka mundesi te gjithe budallenjte qe jane ne itali jane kapur, te kapesh me kamion plot ne autostrade se ben zig zag plot me kokaine kete kam degjuar.
Përgjigju-
O amico, po leri lojrat e policis se ska ber zig zag ai jo. Po ka hetime nga financa.
-
-
Edhe pse nuk me takon gjykoj , du veç me than se me ato thuhen n.q.f janë te verteta se ai djali taman idiot me shku me padit vendin.
Përgjigju-
Makiwa 71…zigzag jane barcaletat qe tregon policia…ska Gj e te keqen xhaxhi se do rritesh dhe ti
-
Po si thoni ju, te thote policia italiane nga informacione operative?? I fusin nje gemjeshter dhe sdalin spiunet
-










Komente
Komento