Tepelenë-Policia e Tepelenës ka arrestuar 25 vjeçarin Sinan Zeneli banues në komunën Kalivaç të Tepelenës.
25 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pasi në datë 05.09.2017, nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar makinën duke vazhduar rrugën në aksin rrugor Kalivaç-Krahas, aty ka hedhur dy thasë me Cannabis Sattiva me peshë 23 kg e 500 gramë.
Makina e të riut u gjet e braktisur në qendër të fshatit Krahas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com