Për herë të parë që prej marrjes së selisë blu, Sali Berisha u shfaq publikisht nga zyra e ish kryetarit Lulzim Basha... Nga premtimet publike, tek akuzat për kundërshtarët politikë, ish kryeministri nisi dhe mbylli komunikimin online me qytetarët me thirrje për protesta.

“Protestat do fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shty, por edhe shtytja e tyre bëhet për shumë aspekte e padurueshme, protestat dhe grevat e gjithanshme do jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga regjimi autoritar”, tha Berisha.

Kjo sipas tij, do të jetë mënyra sesi do të largohet Rama, të cilit i faturon krahas gjendjes së vështirë ekonomike të vendit, edhe ngërçin brenda PD.

“Problemi i PD është Edi Rama, pa zgjidh problemin me Edi Ramën, nuk zgjidhim problemet e tjera, ndaj kemi vendosur që këtë vjeshtë ta emi pranverën e protestave të mëdha”, tha Berisha.

Zero tolerim shfaqi edhe për deputetët demokratë që nuk e mbështesin, për të cilët thotë se duhet të lënë lojërat Rama-Basha e t’i bashkohen.

"Deputetët e grupit të PD janë të ftuar të bashkohen me PD dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha. U them sot këtu para jush se e gjithë Shqipëri i shikon kur ata pa asnjë mandat partie bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot nëse deri dje nuk ishin të bindur për lidhjet që kishin me Lulzim Bashën se ishte peng i Ramës. Sot s’ka shqiptar që nuk e shikon që Basha ishte marr peng me dosjen ruse nga Edi Rama. mirëpres secilin prej tyre ti bashkohet grupit. Asnjë tolerancë s’do ketë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, tha Berisha.

Për të dytën ditë radhazi, ish kryeministri Berisha më i zbutur u shfaq në qëndrimet ndaj ambasadores Amerikane Yuri Kim, e duke komentuar takimin e saj me Metën, nuk iu referua si guvernatore e qeverisë, por përfaqësuese e SHBA.

“Takim normal i ambasadores së shteteve të bashkuara me një partner të PD”, tha ai.

Ndërrimi i pushteteve duket i largët në kohë dhe mundësi për Berishën, por në rast se ndodh, vendimet e para i ka gati.

"Do të hiqet taksa antikombëtare e rrugës së kombit. Pasi erdhi në pushtet vendosi traun e turpit,do të hiqet që muajin e parë. skavica të mos lejohet, projektet e enver hoxhës po zbatohen nga pasuesi i tij, Edi Rama", vijoi Berisha. 

Në komunikimin online me qytetarët, Sali Berisha paralajmëroi krijimin e një KOP-i t dytë si ai i 2005, për të afruar figura të reja në Partinë Demokratike të drejtuar prej tij, që do të përmirësonte imazhin e selisë blu në ditët më të vështira të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Përçarja e PD-së, Berisha: Dera e hapur edhe për grupin e Alibeajt, nëse bashkëpunojnë me Ramën pas krahëve s’do i toleroj

 

Sali Berisha ka komentuar përçarjen mes Partisë Demokratike. Ai i bëri thirrje grupit të Alibejat që t’i bashkohen, ndërsa i akuzoi ata se po përdoren nga Edi Rama. Berisha tha se lobimi rus tregoi se kryeministri Edi Rama mbante peng Lulzim Bashën. Teksa u bëri thirrje për bashkim, Berisha tha se s’do të ketë asnjë tolerim për ata deputetë që do të bashkëpunojnë pas krahëe me Edi Ramën.

“Derisa do prisni deputetët që nuk ju janë bashkuar? BERISHA: Shqetësimi është i ligjshëm, por dallojmë në mendim. Jemi dakord që pd gjatë këtij viti megjthë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë e mafies së Soros për të penguar trenin e saj, ajo eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit të PD janë të ftuar të bashkohen me PD dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.

U them sot këtu para jush se e gjithë Shqipëri i shikon kur ata pa asnjë mandat partie bëhen shtojcë  e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot nëse deri dje nuk ishin të bindur për lidhjet që kishin me Lulzim Bashën se ishte peng i Ramës. Sot s’ka shqiptar që nuk e shikon që Basha ishte marr peng me dosjen ruse nga Edi Rama. mirëpres secilin prej tyre ti bashkohet grupit. Asnjë tolerancë s’do ketë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, tha Berisha.

Ora 12:51
Takimi Kim-Meta? Berisha: Takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD

 

Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin e cilëson si partner të PD.

“Takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD”, tha Berisha.

Ora 12:41
Berisha: Do të depozitojmë në Parlament ligjin për mos njohje të parashkrimit për kryeministrat

 

Në bashkëbisedimin me qytetarët, Sali Berisha u shpreh se PD do të dorëzojë në Kuvend ligjin për mos parashkrimin për çdo kryeministër që ka qenë në krye të shtetit që pas rrëzimit të komunizmit e deri në vitin 2040.

“Sot gjykatat janë një degë e ekzekutivit. Problemi i PD është Rama dhe pa zgjidhur problemin me të nuk zgjidhim dot të tjera, ndaj kemi vendosur që këtë vjeshtë ta kthejmë në pranverën e protestave kungër Ramës. Këto kohë ne do të depozitojmë në Parlament ligjin me të cilin nuk do të njihet parashkrimi për asnjë kryeministër nga 1992 deri në 2040.

Me këtë ligj ju garantoj se nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë, jo kjo drejtësi që është vegël e verbër në duart e PS e cila pikërisht se është e tillë rezulton para një jave, insitucioni më i korruptuar i Shqipërisë, një drejtësi që do të zbatojë ligjin e do të japë ndëshkime të merituara. Ndaj si Inceneratorët e çdo aferë tjetër si Butrinti apo Porti i Durrësit do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Berisha.

Ora 12:30
Berisha kundër projektit amerikan për hidrocentralin e Skavicës: E ka ideuar Enver Hoxha, po e vë në jetë pasardhës i tij Edi Rama

 

Sali Berisha ka kundërshtuar projektin amerikan të hidrocentralit të Sakvicës në Dibër. Berisha thotë se ky projekt është i Enver Hoxhës dhe sipas tij po vihet në jetë nga pasardhësi i tij Edi Rama.

“Institucionet në këtë vend janë në dorë të një njeri. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend është apo buron nga Partia Socialiste. Kjo ide është për fat të keq fiktive. Kundërshtimi është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë s’duhet të lejojë Edi Ramën që të zhdukë nga harta e vendit rreth 40 fshatra, pjesën më pjellore të Dibrës. Skavica të mos lejohet, projektet e enver hoxhës po zbatohen nga pasuesi i tij, Edi Rama. De-facto asgjësimin e Dibrës së poshtme. Mobilizimi popullor është zgjidhja.”, tha Berisha.

Ora 12:24
Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PD bleu votat

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashën në një komunikim me qytetarët në Facebook. Berisha tha se pasi Rama bleu votat në zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk thirr protesta mbarë popullore, por u ble nga Edi Rama, duke futur PD në një spirale shkatërrimtare.

"Edi Rama ka blerë, ka përdorur shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore ndaj një regjimi që s’ka legjitimitet është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm i PD është bërë me datë 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve masivisht të dhunuara, kreu i partisë nuk thirri për protestat mbarëpopullore dhe rrëzimin e Ramës, por futi, pasi ishte marrë peng nga Rama, futi PD në një spirale shkatërrimtare  nga i cili u desh shumë kohë për të dalë", tha Berisha.

Ora 12:21
Legalizimi i shtëpive, Berisha: Nuk do të keni më fletushka, do merrni tapitë përfundimtare

 

Sali Berisha thotë se situata në vendin tonë do të ndryshojë kur qeverisjen ta marrë PD. Në bashkëbisedimin me qytetarët, u shpreh se problemit me legalizimet e shtëpive do t’i vijë fundi pasi qytetarët do të marrin tapitë e shtëpive.

“Është një problem i bërë bajat nga mashtrimet e pafundme të kësaj qeverie. Garantoj se do t’i jepet fund me një skemë të thjeshtë dhe ata që kanë marrë fletushka nuk do marrin më fletushka të përkohshme por tapitë përfundimtare të shtëpive të tyre”, tha Berisha.

Sa i përket votimit të emigrantëve, Berisha u shpreh se do të votojnë të gjithë online ose me postë, si ata që kanë dokumente te rregullta, si të tjerët që nuk kanë.

Ora 12:20
Berisha: Edi Rama vendosi traun e turpit në tunelin e Kalimashit! Qeveria e ardhshme do heqë taksën e rrugës së Kombit

 

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Sali Berisha u shpreh se heqja e taksës së rrugët të Kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme duke iu referuar vetes së tij.

"Një nga vendimet e para, do të hiqet taksa antikombëtare e rrugës së Kombit. Në tunelin e Kalimashit, Edi Rama vendosi traun e turpit, në muajin e parë dhe në vendimet e para të qeverisë së ardhshme do të hiqet taksa e rrugës së Kombit", tha Berisha.