Kishte simptoma të gripit dhe mjekët e kthejnë në shtëpi, 2-vjeçarja në Angli vdes në gjumë pak pasi prindërit i dhanë ilaçet që i ishin këshilluar

Kishte simptoma të gripit dhe mjekët e kthejnë në shtëpi, 2-vjeçarja në Angli vdes në gjumë pak pasi prindërit i dhanë ilaçet që i ishin këshilluar

Kris Thompson dhe Iboyla Thompson, foto nga 'Metro'

ANGLI- Të dielën e kaluar, prindërit e 2-vjeçares Hailey Thompson e çuan vajzën e tyre në urgjencën e një spitali në qytetin anglez Wigan. Vogëlushja kishte simptoma të gripit dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Megjithatë, për shkak se spitali ishte tepër i zënë atë mbrëmje, stafi mjekësor vendosi ta kthente Hailey-n në shtëpi.

Prindërit e saj u këshilluan që t'i jepnin shumë lëngje dhe paracetamol në formën e “Calpol”. Të nesërmen, babai, Kris, 32-vjeç dhe mamaja, Iboyla, 35-vjeç e gjetën vajzën e tyre të vdekur në shtratin e saj.

Babai i Hailey-t u përpoq t’i jepte ndihmën e parë vajzës derisa mbërritën shërbimet e urgjencës. Më pas fëmija është dërguar në spital, por ishte tepër vonë.

"Nuk mund të besojmë se humbëm vajzën tonë të vogël. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, sikur diçka në trupin e saj kishte marrë kontrollin " tha Kris Thompson.

Prindërit e Hailey tani kanë paraqitur një ankesë kundër spitalit "Royal Albert Edward Infirmary" në Wigan. Sipas tyre, stafi ka marrë seriozisht sëmundjen e vajzës së tyre.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës