Sulmoi për vdekje 9 persona dhe ishte kthyer në tmerrin e banorëve, vritet tigri në Indi

Sulmoi për vdekje 9 persona dhe ishte kthyer në tmerrin e banorëve, vritet tigri në Indi

Foto ilustruese

Policia në Indi ka vrarë një tigër pasi sulmoi për vdekje të paktën nëntë persona në Champaran, Bihar.

I quajtur "njeri-ngrënësi i Champaran", bisha u vra pas një gjueti nga rreth 200 oficerë policie dhe zyrtarë të qarkut. Disa oficerë patrulluan mbi elefantët për ta gjetur atë.

Tigri mashkull kishte terrorizuar komunitetet rreth Rezervatit të Tigrave Valmiki.

India është shtëpia e më shumë se 70% e tigrave të egër në botë.

Rezervat e tigrave të Indisë , zona të mbrojtura ku kafshët mund të jetojnë nuk janë zgjeruar në të njëjtin ritëm si popullata e saj e tigrave. Kjo ka detyruar disa mace të mëdha t'u drejtohen peizazheve të dominuara nga njerëzit për mbijetesë, gjë që çon dhe ndonjëherë në vrasjen e njerëzve.

Gjuetia përfundimtare për të gjetur tigrin kishte filluar të shtunën, pak pasi u shfaq lajmi se një nënë dhe fëmija i saj ishin vrarë nga një sulm tigri.

“Ishte një natë pa gjumë për të gjithë fshatin”, tha Paltu Mahato për Hindustan Times. 

"Ndërsa disa prej nesh vazhdonin të përplasnin gurë kundër njëri-tjetrit, të tjerët vazhdonin të rrihnin kontejnerë prej kallaji për të larguar tigrin.", shtoi ai.

Përpjekjet për të qetësuar kafshën ishin të pasuksesshme dhe tigri tregoi një "mungesë të plotë frike" kur u rrethua nga ekipe, shtoi Gupta. Dy ekipe, me dy elefantë, shkuan në pyll dhe një e treta ishte në gatishmëri nga ku autoritetet menduan se tigri do të dilte. Tigri u qëllua në orën 15:15 me kohën lokale të së shtunës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?