ZAGREB - Kolinda Grabar-Kitaroviç do të jetë Presidentja e re e Kroacisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate sipas të cilave, kur janë numëruar 99.18% e votave, Kotaroviç ka marrë 50.43% të votave kundrejt 49.57% të rivalit të saj Ivo Josipoviç, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën këtë të dielë.

Në këtë mënyrë, Kitaroviç gruaja e parë në krye të shtetit kroat. Nga ana tjetër sipas mediave kroate, dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, ishte vetë Josipoviç i cili e pranoi humbjen.

“U krye, zonja Kitaroviç ka fituar”, citojnë mediat kroate të ketë thënë Josipoviç.

Kolinda Grabar-Kitaroviç vlerësohet si një diplomate e lartë që i përket partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), dhe do të jetë e para grua në historinë e Kroacisë e cila do të mbajë postin e Presidentes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)