Kjo balerinë është kandidate
për deputete në Kosovë

Kjo balerinë është kandidate<br />për deputete në Kosovë
PRISHTINE-Karrierën e saj e nisi si një balerinë në videoklipet e këngëtarëve të njohur e më pas edhe si këngëtare në një bashkëpunim me Genën, ndërsa sot ajo kandidon për deputete.

Ajo quhet Xhyljeta Gërxhalliu, dhe është në lista e partisë së Ramush Haradinaj, kandidate për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Gërxhalliu ka kërcyer nëpër disa videoklipe dhe ka realizuar bashkë me Genën një videoklip, por ditën e dielë do të votohet për të si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Dhe nëse shihni fotografitë do të shihni sesa ndryshon imazhi i Gërxhalliut nga balerinë kur ishte adoleshente dhe tashmë një grua e pjekur që aspiron një vend në Parlamentin e Kosovës.

[gallery]22597[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit