Kjo është gjendja e stadiumit
ku do luhet Maqedoni-Shqipëri

Kjo është gjendja e stadiumit<br />ku do luhet Maqedoni-Shqipëri
Fotot që shihni më poshtë i përkasin stadiumit “Mladost” të Strumicës në lindje të Maqedonisë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Shqipërinë, e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.
 
Përveçse me kapacitet minimal (rreth 6500 vende) ky impiant është dukshëm mjaft i amortizuar dhe aspak i denjë për sfida të këtij kalibri. Ndërsa pikëpyetje mbetet sesi UEFA ka toleruar mbajtjen e një ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium.
 
Por, në fakt, e gjitha kjo është “meritë” e maqedonasve, të cilët me nxitim kanë rikonstruktuar ambientet e brendshme të këtij stadiumi, duke bërë që të plotësohen standardet minimale për një ndeshje ndërkombëtare.
 
Kujtojmë që standardet e UEFA-s janë ato për sigurinë e ekipeve në fushë e dhomat e zhveshjes, ndërsa në plan të dytë kalon numri i ulëseve, gjendja e tribunave apo dhe pamja estetike.
 
Megjithatë, qëllimi i maqedonasve është realizuar, për ta larguar sa më larg zonave shqiptare ndeshjen Maqedoni-Shqipëri. 

[gallery]23746[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së