Kreu i PD Sali Berisha, ka komentuar dhe ligjin për barazinë gjinore që u votua në Kuvend muajin e kaluar.

Ai tha se ai ligj që cenon vlerat e familjes dhe të drejtat e qytetarëve.

'Po familja, çfarë bëri. Ka sjellë në parlament dhe miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit, burrë dhe grua, djalë dhe vajzë. Ligjin me të cilin, fëmijëve tanë, nipave, mbesave, stërnipave tanë do të ju diktojë gjininë tjetër nga ajo që kanë lindur. Miq, ekzistenca e një shoqërie të vërtetë është në rrezik të madh. Ju e dini, manifesti dhe Marksi djallë me zile, armik të egër kishin pronën private. Ajo thoshte Marksi është nëna e të gjitha të këqijave. Tani këta post Marksistët, ekstremistët e majtë merren me gjininë dhe konceptojnë liri, ndryshimin e gjinive. Dhe kjo rrymë ç’njerëzore mori hov në SHBA. Lavdi Zotit fitoi Donald Trump dhe e ndaloi. Dhe tani më thonë mua, se pse për Trump.

Si jo, po shpëton familjen ai. Ajo kandidatja tjetër dilte miting në miting, thoshte se emigrantëve ilegalë që vijnë në SHBA do të ua ndryshojmë gjininë me paratë e shtetit, atyre që duan. E kuptoni ju çfarë ishte kjo. Të përdorje fuqinë me të madhe të botës për të zezat më të mëdha, shkonfigurimin e njeriut. Ky ligj u votua në Tiranë, u votua në Shqipëri nga Edi Rama, para dy javësh. Dhe më keq, u zhduk, u pre u sharrua një kolonë kryesore e të drejtave të njeriut; prezumimi i pafajësisë. Sipas këtij ligji, po akuzove je i fajshëm gjersa të provosh që ske faj. A nuk është kjo një diktaturë e egër që e pret këtë vend. Dhe më keq, prifti që lexon Biblën, hoxha që lexon Kuranin dhe paraqet familjen, vlerat e saj sipas mësimeve të shenjta, mund të shkojë në burg sepse duhet përkufizimi post marksist i saj', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha i ‘kundërpërgjigjet’ Salianjit me Foltore në Mirditë: Në kulmin e analizës në PD, pse del anash ti? Takime private për interesin tënd