Nga Mirdita, ku ditën e sotme u mbajt foltorja e dytë e Sali Berishës me demokratët pas asaj të Tiranës, Berisha 'shigjetoi' sërish lëvizjen e Ervin Salianjit. Me të njëjtën retorikë që ka pasur edhe nga konferencat që ka mbajtur ditët e fundit, Berisha vijoi që t'i cilësojë takimet e Salianjit si takime private për interesa personale.
Berisha tha se në kulmin e debatit për Ramën e Ballukun, Salianji nisi kritikat ndaj partisë, ndërsa theksoi se salla e Salianjit dje në Durrës u mbush nga Ferdinand Xhaferraj, dikur deputet i PD, sot këshilltar i Bajram Begajt.
'Në kulmin e analizës që nisim ne, të ripërtëritjes, po pse del anash ti? Është anëtar kryesie, ti kur s'flet në kryesi dhe shkon e merr njerëz të pakënaqur. Dikush më shkruajti dje: Doktor, po a e pe Shuaipin ti? E ka cuar Fred Xhaferraj, po Fred Xhaferraj tani është këshilltar i “Haramit” (Bajram Begajt). Por ama në kulmin e krizës Rama-Balluku, të mbushësh studiot me këtë lajm, i je në borxh demokratëve. A pastaj me takime private, për interesa të tu, ne nuk jemi aktivistë, jemi parti politike', tha ai.
Kreu u PD deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike e hapur, ku secili anëtar ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimet dhe kritikat e tij, por gjithmonë duke respektuar rregullat e brendshme të partisë.
Berisha theksoi se diskutimet dhe debatet duhet të zhvillohen brenda forumeve, pa tentativa për imponim, ndërsa i bëri thirrje demokratëve që të votojnë të lirë, por edhe të kontribuojnë që listat e zgjedhjes të jenë sa më transparente.
'Ne do jemi dhe do mbeti parti e hapur. Jemi dhe do mbetemi parti e fjalës së hapur, çdo njeri do të ketë të drejtë të kritikojë e të thotë fjalën e lirë por duhet respektuar rregullat, jo të imponohet, çdo gjë duhet të thuhet brenda forumeve. Secili të votojë i lirë, por secili duhet të mendojë që procesin që zbatuam së bashku të jetë sa më solid, listat janë tuajat, duhet të mendojmë si ti bëjmë sa më të besueshme nga secili prej nesh, listat janë tuajat jo të Tiranës', tha ai.
Ai e ka cilësuar këtë si foltorja e jetës së tij dhe tha se do të shpëtojë demokracinë. Berisha vijoi akuzat edhe në drejtim të kryeministrit Rama për të cilin tha se është armiku i Shqipërisë.
‘Kjo është foltorja e jetës sime, është për demokracinë dhe për Shqipërinë. Në 10 vite jemi shpërbër sa kurrë në ekzistencën rone. Diskrimimi që i ka bërë Rama Mirditës dhe veriut nuk ia ka bërë askush më parë. Pa investime në Mirditë, Kukës në Tropojë në Peshkopi, kurse motra e Tërmet Peçit kishte marrë 60 e ca milionë euro tendera. Ja ky është Edi rama për mirditorët dhe për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen sepse edhe Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun e konsideronte zonë armike. Ndaj dhe kjo foltore është për të shpëtuar familjen, s’është më vetëm e demokratëve, por e të gjithë shqiptarëve. Por kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë', tha ai.
Gjatë këtij takimi, Sali Berisha nuk u shpëtoi as kritikave të demokratëve të pranishëm që morën fjalën në këtë takim. Ata kërkuan reformim të Partisë Demokratike, protesta më të mëdha dhe servilët të nxirren që të kandidojnë në lista të hapura.
Një qytetar ka kritikuar Sali Berishën gjatë takimit në Mirditë se duhen protesta të mëdha dhe jo paradë mode.
Ai tha se tani nuk është koha për të bërë foltore, pasi ato duhet të ishin bërë që në muajin shtator.
'Më duket se foltorja s’është në kohën e duhur duhet të ishte në shtator. Se në kulmin e krizës do fokusohet tek takimet tona dhe do harrohet Rama dhe Balluku. Protestat e tjera duhet që të jenë më të mëdha se ato që kemi pasur. Një pjesë e strukturave të kryesisë së PD janë bërë antipatike. Kryesia e PD janë po ata që janë pjesa humbëse e PD në 2013. U morë stafi i Bashës dhe kaloi prap tek ju. Janë po ata prap. PD duhet të riformatohet. Flamur Noka është arrogant nuk është ai për sekretar ka figura të tjera PD. Protestat janë bërë bajate. Unë dua protestë, jo paradë mode’, tha ai.
Një militant i PD që mori fjalën gjatë takimit të Sali Berishës në Mirditë, i tha kreut të PD se 'mbanë shumë servila rreth vetes'.
Një kritikë e pati edhe për deputetin e PD Gjin Gjoni, për të cilin tha se i kanë dhënë vota në zgjedhje dhe ndihen të braktisur.
'Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj. 200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.
Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne. Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai.', tha ai.
Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës.
I moshuari i tha Berishës se servilat duhet t'i nxjerrë në listë të hapur. Të moshuarit tentuan që t'i merrenin edhe mikrofonin në sallë për të mos vijuar fjalimin, por ai e vijoi fjalën e tij duke kundërshtuar, ndërsa tha se ka të drejtën e fjalës.
“Arritja më e madhe juaja është që gropose Lulzim Bashën në një gropë fekalesh. Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë. Kush është ajo deputetja Hoti që unë nuk e kam parë kurrë.
Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën. Mos fut servilat, por nxirri me listë të hapur, të vijnë të na takojnë këtu”, tha qytetari i moshuar.
Kreu i PD Sali Berisha, ka komentuar dhe ligjin për barazinë gjinore që u votua në Kuvend muajin e kaluar.
Ai tha se ai ligj që cenon vlerat e familjes dhe të drejtat e qytetarëve.
'Po familja, çfarë bëri. Ka sjellë në parlament dhe miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit, burrë dhe grua, djalë dhe vajzë. Ligjin me të cilin, fëmijëve tanë, nipave, mbesave, stërnipave tanë do të ju diktojë gjininë tjetër nga ajo që kanë lindur. Miq, ekzistenca e një shoqërie të vërtetë është në rrezik të madh. Ju e dini, manifesti dhe Marksi djallë me zile, armik të egër kishin pronën private. Ajo thoshte Marksi është nëna e të gjitha të këqijave. Tani këta post Marksistët, ekstremistët e majtë merren me gjininë dhe konceptojnë liri, ndryshimin e gjinive. Dhe kjo rrymë ç’njerëzore mori hov në SHBA. Lavdi Zotit fitoi Donald Trump dhe e ndaloi. Dhe tani më thonë mua, se pse për Trump.
Si jo, po shpëton familjen ai. Ajo kandidatja tjetër dilte miting në miting, thoshte se emigrantëve ilegalë që vijnë në SHBA do të ua ndryshojmë gjininë me paratë e shtetit, atyre që duan. E kuptoni ju çfarë ishte kjo. Të përdorje fuqinë me të madhe të botës për të zezat më të mëdha, shkonfigurimin e njeriut. Ky ligj u votua në Tiranë, u votua në Shqipëri nga Edi Rama, para dy javësh. Dhe më keq, u zhduk, u pre u sharrua një kolonë kryesore e të drejtave të njeriut; prezumimi i pafajësisë. Sipas këtij ligji, po akuzove je i fajshëm gjersa të provosh që ske faj. A nuk është kjo një diktaturë e egër që e pret këtë vend. Dhe më keq, prifti që lexon Biblën, hoxha që lexon Kuranin dhe paraqet familjen, vlerat e saj sipas mësimeve të shenjta, mund të shkojë në burg sepse duhet përkufizimi post marksist i saj', tha ai.
Komente













Eshte e vertete,Rama shkaterroj fabriken e pasurimit ne kurbnesh,rreshen dhe reps Edi rama shkaterroj uzinen e bakrit,tunxhit argjendit dhe arit ne rrubik,Rama la pa pune rreth 18000 punetore ne fabrikat dhe 10 minjerat e mirdites.Edi Rama shkaterroj Hekurudhen e inauguruar ne vitin 86.KY ESHTE EDI RAMA QEU KTHYE NGA FRANCA NE 98 DHE I SHKATERROJ NE VITI.
Përgjigju