Kjo fundjavë në Greqi pritet të jetë më e nxehta e korrikut në 50 vjetët e fundit, paralajmëroi dje (21 korrik) një meteorolog.
“Kjo fundjavë rrezikon të jetë më e nxehta e regjistruar në korrik në 50 vitet e fundit”, ka thënë Panagiotis Giannopoulos, meteorolog i transmetuesit shtetëror ERT.
Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të punojnë nga shtëpia, nëse kanë mundësi, dhe të mos dalin nëpër rrugë, nëse nuk kanë nevojë.
Mbyllni bizneset në orët e pikut ose gjoba
Ndërkohë është urdhëruar që të gjitha bizneset të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00 në të kundërtën do të ketë gjoba.
Ministri i Punës, Adonis Georgiadis nga Kuvendi, u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë vendimin për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit.
“U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave”, tha ministri.
Për çdo biznes që nuk respekton këtë vendim gjoba është 2000 euro për punonjës.
I nxehti gjithë javës
Ndërkohë i nxehti do të vijojë edhe gjatë javës tjetër.
“Athina do të regjistrojë temperaturë mbi 40 gradë Celsius për gjashtë deri në shtatë ditë, deri në fund të korrikut”, ka thënë Giannopoulos.
Një periudhë kaq e gjatë me temperatura shumë të larta, nuk është e zakonshme për kryeqytetin grek.
Autoritetet kanë raportuar se zjarrfikësit janë duke luftuar me 79 vatra zjarresh dhe është paralajmëruar që Greqia do të vijojë të jetë nën gjendje alarmi
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5207
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis
5 Janar, 07:42
-
Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët
4 Janar, 20:23
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23
-
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin leje
4 Janar, 13:12