Kjo letër të drejtohet ty që po kalon momente të vështira…

Kjo letër të drejtohet ty që po kalon momente të vështira…

Foto ilustruese

“E di që kanë kaluar ditë, javë, muaj apo edhe vite të vështira, por mendo se ia ke dalë mbanë për kaq gjatë! Ke arritur deri këtu, dhe kjo është me të vërtetë diçka! Mes gjithë katrahurave që po ndodhin përreth, ti po mbijeton. Nuk je i njëjti person si më parë, po bëhesh gjithnjë e më i fortë çdo ditë, ndaj duhet t’i japësh vetes merita për këtë gjë.

E di se sa e vështirë është të luftosh një betejë ku kundërshtari yt është vetvetja, e kuptoj plotësisht se si çdo ditë të duket si diçka e kotë, të duket sikur je gjallë, por në të vërtetë nuk po jeton. E di që ka raste që ndihesh sikur je i pavlerë dhe se askujt nuk do t’i interesonte në fakt, edhe nëse zhdukesh nga faqja e dheut. Edhe të flasësh me miqtë apo të dashurit e tu të duket e kotë, sepse mendon se ata mund të mos kuptojnë se çfarë po kalon; ke frikë nga gjykimet e tyre, kështu që thjesht i mban të gjitha përbrenda dhe distancohesh nga të gjithë.

Fillon ta fajësosh veten, se nëse nuk do të ishte për zgjedhjet tuaja të gabuara, jeta juaj nuk do të ishte duke u përkeqësuar. Ndonjëherë ju thjesht dëshironi të shpëtoni nga gjithçka, por thjesht nuk mundeni. Unë e kuptoj që depresioni nuk është i lehtë për t’u kapërcyer, nuk mund të dalësh kollaj prej tij; por mbaje në mendje se ti gjithmonë ke kontroll mbi emocionet e tua.

Të ndihesh mirë kërkon kohë dhe shumë përpjekje, por do t’ia dalësh! Ti nuk je vetëm. Të gjithë po luftojnë betejat e tyre; të gjithë janë të përfshirë në sfidat e tyre. Mund të jesh i lodhur duke dëgjuar se “gjithçka do të jetë në rregull”, por më beso se do të jetë, gjithçka do të ketë kuptim shumë shpejt! Ju duhet thjesht të besoni! Mos hiqni dorë nga jeta! Dhe veçanërisht, mos hiqni dorë nga vetja!

Duhet të jesh i durueshëm me veten dhe vullnetin e Zotit. Të gjithë janë duke punuar për t’u përmirësuar. Nuk e them këtë gjë që të ndihesh më mirë, po e them sepse është e vërteta. Dije që gjithmonë ke një zgjedhje, gjithmonë zgjidh të jesh më i mirë, të bësh më mirë! Mos bëj diçka që do ta përkeqësonte më tej situatën.

Ty nuk të përcaktojnë dështimet e kaluara gjatë gjithë jetës, por gjithë herët kur je ngritur pas dështimeve. Nuk duhet gjithmonë t’i luftosh betejat e tua i vetëm, ndonjëherë të kërkosh ndihmë nga njerëzit e tjerë nuk do të thotë se je i dobët. Thjesht mund të flasësh, të hapesh para atyre që beson, kjo do të të ndihmojë të ndihesh më mirë. Bëj gjëra që do të bëjnë të ndihesh mirë, mund të zhvillosh një hobi të ri, të ushtrohesh fizikisht, të shprehesh përmes shkrimit, artit apo edhe muzikës; kanalizoje negativitetin në diçka produktive! Mos e burgos veten nga bota, sepse sa më shumë ta ushqesh atë atmosferë negative, aq më shumë do të vuash. Shmang të menduarit negativ, pasi kjo gjë thjesht do të ushqejë depresionin.

Së fundi, mbaj gjithmonë parasysh se je i dashur nga të tjerët! Ti i detyrohesh vetes që të kujdesesh mirë për veten: mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Mendimi pozitiv është gjithmonë çelësi i duhur për të vazhduar para!”/Marrë nga Bota.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka