Hartimi dhe miratimi i 3 Planeve kombëtare ka qenë një nga angazhimet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban,që prej krijimit të saj në vitin 2013. Pas dy viteve e gjysmë punë intensive të MZHU dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, këtotredokumentastrategjikëpërmbushinnjëprejangazhimevekryesorenëPrograminQeverisës 2013 – 2017,nëfushën e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territorit.
Në fjalën e saj, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në cilësinë edhe të zv.kryetaressë KKT tha se,ky proces planifikues është ndërtuar bazuar në një komunikim transparent dhe të frytshëm me të gjithë ministritë e linjës, grupet e interesit, shoqërinë civile, profesionistët e fushës, donatorë, duke i bërë pjesë të procesit në çdo fazë. Sfida tanimë, sipas saj është zbatimi i planeve.
“Të tre planet, synojnë t’i japin fund epokës së informalitetit në zhvillimin e tokës, territorit, hapësirave urbane e rurale dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Sot Shqipëria e ka një plan zhvillimi që i tejkalon kufijtë e një mandati politik, i cili do të garantojë dhe nxisë rritjen e ekonomisë lokale, rajonale dhe kombëtare duke krijuar më shumë mundësi punësimi, klimë të favorshme për aktivitete biznesi dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.Ky plan zhvillimi i cili garanton zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të territorit dhe i thotë NDAL kaosit urban. Vizioni Shqipëria 2030 është tashmë një platformë e qartë në të cilën do të mbështetet zhvillimi i vendit në 15 vitet e ardhshme, për një Shqipëri konkurruese me vendet e rajonit, një destinacion turistik dhe ekonomik”, tha Ministrja Gjermeni.
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi vlerësoi procesin si historik për planifikimin e territorit në Shqipëri.
“Në vitin 2013 trashëguam një territor ku numëroheshin mbi 400 mijë ndërtime informate apo formale,të dhëna në mënyrë të gabuar, sepse mes të tjerash baskitë nuk kishin një plan ku të bazoheshin për dhënien e lejeve në territorin e Shqipërisë. Nga sot nis një kohë e re, një epokë e re. Sot ne po ndërtojmë një model të ri për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit”, deklaroi zv.kryeministri Peleshi.
EKSPERTIZA DHE KONSULTIMET
Në fund të vitit 2015, pas hartimit draftet e tre planeve u konsultuan me 61 bashkitë, 8 universitete publike dhe private, shoqatat e Arkitektëve, Ndërtuesve, Gjeodetëve, Dhomën e Tregtisë, Conf –Industria,organizata jo qeveritare dhe institute kërkimore që merren me çështjet e mjedisit, trashëgimisë kulturore, mirëqeverisjes etj.Ato janë produkt i përbashkët me ekspertizën ndërkombëtare të ofruar nga Qeveria Gjermane,që nëpërmjet GIZ ka dhënë asistencën e saj për hartimin e Planit të Bregdetit, Programit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Ambasadës Holandeze, OSBE - së dhe Këshillit të Evropës.
ZBATIMI I PLANEVE KOMBËTARE
Hapi i parë për zbatimin e këtyre instrumenteve në nivel kombëtar është hartimi i planeve vendore për 61 bashki. Brenda këtij viti, 31 prej tyre falë asistencës financiare të ofruar nga Qeveria Shqiptare për 26 bashki dhe asistencës së ofruar nga Programi i USAID për Qeverisjen Vendore, do t’i kenë mjete të punës së tyre të përditshme këto instrumente planifikues. Ndërkohë që për 30 bashkitë e mbetura po shikohet mundësia për gjetjen e mbështetjes financiare nga buxheti apo donatorë potencialë. Plani i Përgjithshëm Kombëtar si instrumenti më i lartë në hierarkinë e dokumenteve të planifikimit do të jetë korniza orientuese mbi të cilën duhet të mbështeten të gjitha projektet strategjike zhvillimore, planet rajonale dhe strategjitë sektoriale që do të hartohen dhe zbatohen nga ministritë e linjës në 15 vitet e ardhshme. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit përveç rolit udhëheqës dhe koordinues në hartimin e tre planeve do të ketë edhe detyrimin për monitorimin e zbatimit të tyre. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal do të asistohen baskitë në zbatimin e modeleve dhe projekteve konkrete rajonale për stimulimin e zonave me potencial ekonomik,për të garatuar kohezionin territorial, social dhe zhvillimin ekonomik me efekt rajonal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com