KKT miraton planet e 11 bashkive
Gjermeni: Nuk ka më zaptime

KKT miraton planet e 11 bashkive<br />Gjermeni: Nuk ka më zaptime
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planet e përgjithshme vendore të 11 bashkive të financuara nga qeveria.
 
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaratë për shtyp për vendimet e sotme të KKT deklaroi se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Krujës, Kukësit, Gjirokastrës, Urës-Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Cërrikut, Librazhdit, Kurbinit, Divjakës dhe Korçës.
 
Gjithashtu ministrja u shpreh se zhvillimi i territorit nuk udhëhiqet më nga mendësia e “zapto një sipërfaqe tokë e ndërto çfarë të duash e si të duash”, por nga instrumenta planifikimi që shërbejnë si udhërrëfyes të zhvillimit urban, investimeve dhe ndërtimit.
 
"Sot miratuam planet për 11 bashki, të Krujës, Kukësit, Gjirokastrës, Urës-Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Cërrikut, Librazhdit, Kurbinit, Divjakës dhe Korçës.
 
Janë 16 bashki (nga të cilat 5 bashki Lushnjë, Berat, Kuçovë, Elbasan dhe Fier të mbështetura nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore) që kanë tashmë plane vendore.
 
Në 15 bashki të tjera ky proces është drejt finalizimit dhe dorëzimit të planeve për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit.
 
Ndërkohë që brenda këtij viti numri total i bashkisë që do të kenë planet e përgjithshme do të jetë 43 nga 61 që janë në total.
 
Bashkitë duhet që të respektojnë planet që kanë hartuar vetë. Sfida jonë është monitorimi dhe nxitja për zbatimin për të garantuar një zhvillim urban sa më të qëndrueshëm.
 
Frytet e këtij procesi do të sjellin impakt për qytetarët dhe grupet e biznesit
" deklaroi Gjermeni.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate