KKV: Kryetarët e bashkive të
mos jenë edhe kryetar partie

Koalicioni i Vëzhguesëve Vendorë, një ditë pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të projektligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore” ,  kërkon që Kryetarët e Bashkive dhe funksionarët e tjerë në Qeverisjen Vendore të mos jenë pjesë e organeve drejtuese të asnjë partie politike.

“Kjo jo vetëm për të minimizuar politizimin e drejtimit të qeverisjes vendore duke ia lënë eksluzivisht peshën politike Këshillave Bashkiakë, por edhe për të mos lejuar që angazhimet jashtë funksionit publik të dëmtojnë kryerjen sa më të plotë të detyrave të marra përsipër prej Kryetarëve dhe funksionarëve,” thuhet në një njoftim të KVV.

Teksa ky projektligj pritet të kalojë në parlament seancën e 17 dhjetorit, KKV i bën thirrje deputetëve dhe partive parlamentare që të marrin në konsideratë dhe ta pasqyrojnë në ligj sugjerimin e tyre.
 
Po ashtu KKV përveç miratimit të këtij ligji, sheh sit ë nevojshme ndërtimin e një mekanizmi për marrjen e “feedback” nga zbatimi konkret i tij në terren.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës