Byroja Komëbtare e Hetimit duhet të miratohet në kuvend në 31 mars. Të paktën kjo është detyra që Ministria e Integrimit i ka lënë Ministrisë së Brendshem në kuadër të hapjes së negociatave.
Ministria e drejtuar nga Klajda Gjosha, pas miratimit në qeveri u ka shpërndarë në 31 dhjetor të vitit të kaluar ministrive dhe institucioneve përgjegjëse Planin e Punës për 5 rekomandimet e BE.
Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, krahas detyrave vendosen dhe limite kohore se kur duhen përmbushur.
Në këtë plan pune kërkohet rritja e numrit të referimeve për hetime proaktive për rastet e korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë me 5% nga ana e policisë së shtetit.
Po ashtu sigurim të aksesit të Prokurorisë në bazat e të dhënave dhe në regjistrat përkatës për kryerjen e hetimeve.
Deri në mars të këtij viti policia duhet të ketë një rritje me 5% e numrit të referimeve penale për pastrim parash, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ministrisë së Brendshme i lihet detyrë hartimi dhe zbatimi i një Plani Kombëtar Veprimi kundër kultivimit të bimëve narkotike brënda tremujorit të të 2016-s.
Në planin e punës Ministrisë për administratën i kërkohet Përmirësimi i sistemit për aplikimin për pozicione vakante në shërbimin civil.
Ndërsa Kuvendit miratimin e Reformës në Drejtësi dhe Plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
Janë 5 kushtet e vendosura nga BE që Shqipëria duhet të përmbushë për të hapur negociatat për anëtarësim në Union.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com