Klajdi Bitri u vra në Itali, flet i ati: Djalin ma vranë pa faj! S'ia uroj as hasmit! Bashkia Lushnjë mbulon shpenzimet për sjelljen e trupit! I sigurohet udhëtimi të atit

Në shtëpinë e prindërve të Klajdi Bitrit në Lushnje ka rënë gjëma.

“Më ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Nuk ia uroj as hasmit” thotë Agim Bitri ndërsa zëri i dridhet.

Sytë i ka të kuq nga lotët që nuk ndalen së qari prej dy ditësh që kur mori dhe telefonatën nga djali i vogël, Xhuliano

“Më tha ma morën vëllanë nga duart e mia”  tregon Agimi.

Xhuliano është vetëm 18 vjeç dhe ishte në makinë me të vëllanë, Klajdin të dielën e 27 gushtit kur algjeriani e goditi me fuzhnjë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

"Vajti për të ndarë një sherr e ma qëlluan e ma vranë, pa faj" vijon Agimi.

Nuk i mban dot lotët. Përpiqet të gjejë forcë tia tregojë dhe gruas për gjëmën që i ka rënë. 

Gruaja ende nuk e di, po e mbajmë me gajret nëpër spitale. Unë kam dalë jashtë e flas jashtë dhe kam dy ditë që qaj mbyturazi. Gruaja më thotë më çoni në Itali se i kam thënë se është në gjëndje të rëndë" tregon Agim Bitri duke iu dridhur zëri.

Klajdi kishte ikur që 17 vjeç në Itali për një jetë më të mirë. 

“Ishte në lule të rinisë. Fëmija im nuk arriti të shijonte jetën Nuk duhej ti ndodhte kjo. Më mirë të kishte ndodhur mua.

Kërkon ndihmë nga shteti për të shkuar në Itali dhe për të ndihmuar djalin e vogël për procedurat por dhe për sjelljen e trupit që të prehet në varrezat e Lushnjes. Ku të paktën ai dhe gruaja të kenë një vend për ta qarë 

Djali i vogël 18 vjeç po përballet vetë me procedurat. Është i vetëm nuk kam mundësi të iki. Nuk kam as pasaportë.  I kam shkruar personalisht Taulant Ballës të më ndihmojë me një pasaportë. Një biletë avioni. S'kam para. Jam punëtor që punoj me punë ditore kur gjej punë"

Një llogari ‘GoFaundme’ është hapur për të gjithë ata që mund të ndihmojnë për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe të sillet trupi i të riut në Lushnjë

Kërkon drejtësia

Nuk e di në ekziston drejtësia, por dua drejtësi..Ishtë një ëngjëll.Më ndihmon sa të mundet. Dua ndihmë nga shteti.

E ndërsa përpiqet të gjejë forcën për të vijuar jetën më pas, djali i jep kurajo.

Jam të vras veten! Por jetoj për djalin e vogël dhe gruan! I vogli më thotë mos u mërzit u bab se jam unë këtu .." tregon Agim Bitri.

Algjeriani Fatah Melloul u arrestua 4 orë pas krimit e policia arriti ti sekuestronte edhe armën me të cilën i preu jetën në mes Klajdit 23 vjeçar.

Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndërhyrë për të nxjerrë pasaportën. Në këtë mënyrë Agim Bitri mund të shkojë në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme.Ndërkohë është kontraktuar agjensia funerale për transportin dhe do të jetë Bashkia Lushnje që do të mbulojë shpenzimet e sjelljes në atdhe të trupit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Klajdi Bitri u vra në Itali, Balla ndërhyn për t'i nxjerrë pasaportën të atit! Bashkia Lushnje do të mbulojë shpenzimet e sjelljes së trupit në atdhe

1693302940_klajdibitriagimbitri.jpg

Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndërhyrë për të nxjerrë pasaportën. Në këtë mënyrë Agim Bitri mund të shkojë në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë është kontraktuar agjensia funerale për transportin dhe do të jetë Bashkia Lushnje që do të mbulojë shpenzimet e sjelljes në atdhe të trupit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja