Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, algjeriani pasi e goditi me shtizë në gjoks shkoi në plazh me të fejuarën: Qëllova për tu mbrojtur

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, algjeriani pasi e goditi me shtizë në gjoks shkoi në plazh me të fejuarën: Qëllova për tu mbrojtur

Klajdi Bitri

27-vjeçari Molloul Fatah, algjeriani që vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri në Itali ka deklaruar para hetuesve se e ka qëlluar Klajdin për tu vetëmbrojtur.

Ai ka thënë se nuk ka qëlluar për ta vrarë, e madje nuk e ka kuptuar se e ka vrarë. Ai ka marrë shtizën ‘vetëm për tu mbrojtur nga ata të tre’, por goditja ka qenë fatale.

A e dinte Fatah që e kishte vrarë? Pasi e ka goditur 'ka nxjerrë shtizën nga gjoksi dhe është larguar”, përgjigjet hetuesi që po heton vrasjen në Sirolo, ku të dielën e kaluar një sherr mes shoferëve përfundoi në këtë tragjedi absurde.

Nëse algjeriani ishte në dijeni të krimit, ajo që ndodhi menjëherë më pas është edhe më e habitshme: “Ai ka shkuar në plazh me të fejuarën e tij”

Kush ishte Klajdi? “Njeri i mirë, punonte në kantieret e Ankonës si punëtor dhe luante me ne, kishte ardhur 5 vite më parë dhe kishte sjellë vëllain dhe të fejuarën”, kujton Pali Gjecko, përfaqësues i komunitetit shqiptar për një skuadër multi-etnike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!