Klandestinët/ Trafik afganësh dhe tunizianësh, prangoset lazaratasi

Klandestinët/ Trafik afganësh dhe tunizianësh, prangoset lazaratasi

Policia Gjirokaster

GJIROKASTËR-Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit të emigrantëve nga Afganistani dhe Tunizia.  Të arrestuarit janë; Arben Hyka 41 vjec, banues ne fshatin Yrshek Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Bersand Rabaj 32 vjeç banues në fshatin Lazarat.

Arben Hyka u kap nga policia duke transportuar në makinën e tij  Ford me targa AA 247 SV dy emigrantë nga Afganistani kundrejt pagesës. Ndërsa Bersand Rabaj akuzohet se u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy tunizianëve.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit" parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit