Klarinetisti Marinotti, dirigjenti
Romano e Tartari, koncert në Tiranë

Klarinetisti Marinotti, dirigjenti<br />Romano e Tartari, koncert në Tiranë
Një koncert ku do të dëgjohen tingujt e kompozitorëve të shquar si Paisello, Rossini, Bach e Presicci do të mbahet të mërkurën 14 shtator në katedralen e Shën Palit. 
Në këtë koncert do të interpretojnë violinistja e njohur shqiptare Didi Tartari dhe dy nga artistët më të njohur italianë si klarinetisti Giovanni Marinotti dhe dirigjenti Piero Romano.

Organizimi i këtij koncerti do të bëhet nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me shoqatën “Syri Blu”. Koncerti do të jepet falas, ku publiku shqiptar ka rastin të njihet me dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane si Giovanni Marinotti e dirigjenti Pierro Romano.

Klarinetisti Marinotti është klarinetë e parë e Orkestrës Simfonike të Romës. Ai njihet si një nga më të talentuarit për teknikat e përsosura instrumentale dhe performancat solo, ku në repertorin e tij futen muzika e dhomës, muzika orkestrale e më gjerë. 

Ndërsa dirigjenti Piero Romano njihet edhe për mjeshtërinë e interpretimit në piano. Ai është fituesi i disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka drejtuar orkestra që nga Italia deri në Shqipëri, Amerikë, Spanjë, Belgjikë, Francë, Austri, Zvicër, etj.

Që nga viti 1991 Romano shërbeu si Drejtor Artistik i Shoqatës Muzika e Magna Grecia në Taranto dhe në vitin 1992 ai ka konceptuar dhe themeluar Orkestrën della Magna Grecia, duke mbajtur postin e drejtorit artistik, ndërsa që nga viti 1999 ideoi dhe themeloi Korin e Greqisë së Lashtë, duke mbajtur postin e drejtorit artistik. Mjeshtrja e violinës shqiptare Didi Tartari ka bashkëpunuar disa herë me dirigjentin e njohur Romano, ku kanë dhënë koncerte ne Itali dhe Greqi, por edhe në Shqipëri.

klarinetisti
 (Didi Tartari, violiniste)
klarinetisti
  (Klarinetisti Giovanni Marinotti)
dirigjenti
  (Dirigjenti Piero Romano) 


posterin
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë