Klasa e shkollës 9-vjeçare në Këlcyrë vijon të jetë e mbyllur pas 4 rasteve me COVID! Drejtori: Nxënësit bëjnë mësim online

Klasa e 8-të në shkollën 9-vjecare "Kamber Bënja" në Këlcyrë ende nuk është riçelur pas katër rasteve me koronavirus të konstatuara ditë më parë tek nxënësit. Sipas drejtorit të shkollës Arben Zoto, gjatë kësaj periudhe është operuar me mësim online përmes aplikacioneve për nxënësit e infektuar ndërkohë që po shihet mundësia e rikthimit të tyre në klasë në një kohë sa më të shkurtër.

 “Javën që kaloi patëm një klasë, e 8-ta B, disa raste që në mënyrë graduale precipituan deri në 4 të infektuar. Ky numër filloi ditën e enjte me dy persona, i treti ditën e shtunë, u ndje keq në shtëpi dhe ka bërë tampon dhe personi i katërt ditën e hënë. Jo periudhë e menjëhershme. Sipas testimit që u bë në klasë, ky ishte rasti i fundit, personi i katërt. Shëndetësia e Gjirokastrës mori masat e menjëhershme për mbylljen e klasës. Ajo nuk është e lejueshme që të vazhdojë me prani fizike të nxënësve. Menjëherë morëm masat. Grupet e mësimeve online kanë qenë të ngritura. Lëndët bazë vijojnë përmes Whatsappit për të dhënë detyrat. Gjendja e të infektuarve është e mirë dhe s'ka pasur raste shtesë. As në familjet e tyre. Ata kanë shprehur pretendimin për rikthim por presim së shpejti një konfirmim. E rëndësishme është që s'kemi raste të tjera. Falë edhe masave që kemi marrë. Dezinfektimet janë një proces i shtuar jo vetëm se është rasti, por vazhdon me klasën në fjalë dhe orenditë përkatëse. Maskat në klasë do të jenë të detyrueshme, distancimi fizik, kujdesi ne oborre.” – shprehet drejtori i shkollës Arber Zoto.

Ndërkohë që nxënësit për Report Tv shprehen se në asnjë moment nuk e heqin maskën brenda në klasë. Kjo nisur edhe nga rastet e konstatuara.

"Mbajmë maskat rregullisht. Klasa që ndërpreu mësimin është e 8-ta B. S'kemi frikë nga virusi, por do mbajmë maskat dhe do zbatojmë rregullat, kështu do jetë më mirë për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të familjarëve.”-shprehen nxënësit për Report Tv.

Në shkollën 9-vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyre mësojnë 400 nxënës dhe konsiderohet si shkolla që mbledh edhe nxënës nga fshatrat përreth.

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)