/ATSH-Z.Tosku/- Në kuadër të Javës së Inovacionit, e cila organizohet për të dytin vit rradhazi, ministria e Arsimit ka vendosur në Panairin e Inovacionit një stendë në të cilën ekspozohet një model i klasave inteligjente.
Sikurse kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Nikolla bënë me dije në muajin prill të këtij viti se duke filluar nga muaji shtator, do të krijohen klasat dixhitale, ku mësuesit dhe nxënësit do të mund të operojnë gjatë një ore mësimi nëpërmjet tabletave dhe stilolapsave elekronikë, kjo ide ka gjetur vend edhe tek Panairi i inovacionit.
Ky ishte projekti i lançuar për herë të parë nga ministria e Arsimit, projekt i cili do të aplikohet në 60 gjimnaze, ku do të mund të trajnohen 8000 mësues në 120 klasa inteligjente.
Sakaq, në një takim ne prani të kryeministrit Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e konsideroi këtë projekt  si një nga më të rëndësishmit të aplikuar deri më tani dhe që do të krijojë një gjeneratë tjetër për arsimin shqiptar.
Klasat dixhitale konsistojnë në modernizimin e 4 sistemeve teknologjike si, regjistër elektronik, laboratorë shkencore mësimdhënie dhe mësim në klasë. Nëpërmjet sistemit dixhital do të mund aplikohen teste onile dhe mjaft programacione të nevojshme për një mësimdhënie cilësore, por jo më si një orë tradicionale mësimi por bashkohore. Deri më tani, janë mundur të trajnohen 4000 mësues.
Organizimet ne kuader te Javes se Inovacionit lidhen me datat 10-17 te muajit maj.