Një studim i publikuar nga “Guardian” është përpjekur për të gjetur, në mes të 2.000 lexuesve, se cilët janë librat më të lexuar dhe më shpesh të cituar nga dashamirët e letërsisë.
Mbi 60% e të anketuarve konfirmuan se kanë gënjyer më shumë se njëherë kur janë shprehur se kanë lexuar romane klasike. Shpesh, për të mashtruar partnerët e tyre komunikues, lexuesit e rremë kanë rrëfyer përshtatjen në një film të librit ose kanë marrë për referencë versionin e romanit në internet.
Libri më i cituar dhe njëkohësisht i lexuar më pak është “1984 “ i autorit George Orwell. Romani i famshëm nga shkrimtari britanik, në të cilin paramendohet një shoqëri në të cilën çdo aspekt i jetës publike dhe private është i kontrolluar nga "Big Brother", u raportua nga më shumë se 26% të të anketuarve.
Pas tij renditet një tjetër monument i letërsisë ” Lufta dhe Paqja”, romani i gjatë nga Lev Tolstoi i vendosur në Rusi gjatë periudhës së Napoleonit. Ky është shënjuar nga 19% e të anketuarve.
Në vendin e tretë me 18 % të të anketuarve është libri “Shpresa të Mëdha” nga Charles Dickens.
“Zoti i Unazave” nga Tolkien (11%), “Krimi dhe Ndëshkim” nga Fjodor Dostojevskit (8%).
Ata nuk hyjnë në dhjetëshën më të lartë, por shpesh janë raportuar edhe dy klasikët e shkëlqyer:
“Odisea” e Homerit dhe në Bibla.
Në mesin e librave të letërsisë bashkëkohore që janë cituar, por nuk janë lëxuar, ka qenë edhe “Infinite Jest” romani i gjatë nga David Foster Wallace.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)
