Klasikja e futbollit italian, Madzukiç dhe Ronaldo 'vrasin' Milanin, Juventus nis shkëputjen (VIDEO)
Lojtarët e Juventus duke festuar golin e Madzukiç kundër Milanit
Të ndalësh Juventusin e viteve të fundit në Itali është bërë mision thuajse i pamundur, të mundohesh ta bësh me gjysmë ekipi, është utopi. U mundua me të gjitha forcat Milani, por u mund 2-0 dhe nuk pati as fatin me vete, ai që mund t’i jepte një përqindje plus në përballjen e pabarabartë me kampionët e Italisë, që prej një dekade dominojnë në "San Siro". Në njërin krah Cristiano Ronaldo, në krahun tjetër Zapata e Abate, lojtarë që ndoshta nuk do të gjenin vend as tek rezervat e rezervave te Juventusi, mjafton kaq për të kuptuar çfarë i priste kuqezinjtë.
Që në fillim u kuptua që do të ishte një mbrëmje e vështirë për skuadrën e Gatuzos dhe në minutën e tetë Mandzukiç konkretizoi epërsinë e madhe të Juves. Në vazhdim Milani ishte tepër inferior, por Juve nuk e dha goditjen finale dhe në fund të pjesës së parë VAR ndërhyri, për të dhënë një penallti në favor të Milanit, pasi Benatia preku me dorë një top të kontrolluar në zonë nga Higuain. Argjentinasi, i cili në verë u largua për t’i bërë vend Ronaldos, ishte tepër i karikuar në këtë sfidë dhe e mori vetë përsipër penalltinë, duke e çuar në shtyllë, edhe për shkak se portieri Szczęsny devijoi lehtë.
Në pjesën e dytë Milani tregoi më shumë kurajo dhe u fut edhe Kutrone, duke bërë që ndeshja të ishte mjaft e hapur dhe me sulme e kundërsulme, por në minutën e 81-të Milani e bëri lëmsh në mbrojtje dhe Cristiano Ronaldo nuk fali, duke mbyllur gjithçka. Tre minuta më vonë Higuain u ndëshkua me karton të verdhë për një faull të kotë, u tërbua dhe shau arbitrin Mazoleni, i cili e nxori me karton të kuq. Natë e mallkuar për Milanin, por edhe për Higuain, ndërsa Juventusi mbetet i pari, i shkëputur. /EDS/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.3%
-
Jo
56%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 3179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli në krizë, disfata me Comon i kushton kreun e Seria A! Inter merr komandën para duelit të titullit (VIDEO)
23 Shkurt, 15:06
-
Leao dhe debutimi me gol i Gimenez në Seria A, Milan rigjen fitoren! Atalanta 'shkatërron' Veronan, asist Gjimshiti (VIDEO)
8 Shkurt, 20:05
-
Milan kërkon të ringrihet, Interi do hakmarrjen! Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol
2 Shkurt, 12:01
-
Goli i Gjimshitit s'mjafton, Atalanta humb terren për titullin! Shqiptari realizon pas 2 vitesh e gjysmë në Seria A (VIDEO)
2 Shkurt, 11:07
-
Chelsea i jep fund thatësirës, vjen fitorja e parë në 2025! Como e Fabregas i jep leksion Udinese-s (VIDEO)
21 Janar, 10:41
-
Napoli pa gjumë, 5 mijë tifozë presin ekipin në 3 të mëngjesit pas fitores me Atalantën! Barça 1 fitore në 8 ndeshje në kampionat (VIDEO)
19 Janar, 11:37
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
Prag gjysmëfinale e Superkupës/ Trajneri i Atalantës Gasperini: Interi tregon se çfarë kemi bërë këtë sezon
1 Janar, 15:14
-
Festa e ditëlindjes kthehet në protestë, ultrasit e Milanit vërshëllejnë Ibrën! Thumb drejtuesve: Jeni të paaftë
16 Dhjetor 2024, 12:36
-
Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital
2 Dhjetor 2024, 10:58
-
Sonte përballja e titullit, Lukaku e Conte në San Siro si kundërshtar! Trajneri i Napolit: Ruajmë kreun edhe pas sfidës me Interin
10 Nëntor 2024, 13:25
-
Juventus-Napoli, Conte për kritikat: Askush s'mund ta fshijë historinë! Të dielën dy superduele në Evropë
20 Shtator 2024, 12:22