'Klasikja' e Shqipërisë, Mirel Josa: Ndaj Tiranës gjithmonë e veçantë, ndeshje që vlen tri pikë

'Klasikja' e Shqipërisë, Mirel Josa: Ndaj Tiranës gjithmonë e veçantë, ndeshje që vlen tri pikë

Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë

Tirana dhe Vllaznia luajnë nesër në 16:00 për javën e 21 në Superligë. Ndeshja do zhvillohet në "Loro Boriçi" të Shkodrës edhe pse Tirana është pritëse. Diçka e tillë ka ndodhur pasi në fazën e dytë Vllaznia e luajti ndeshjen si pritëse në Tiranë, kjo me një marrëveshje për shkak të kushteve të fushës asokohe.

Në prag të ndeshjes me Tiranën, në konferencën për mediat trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka thënë se kjo është një ndeshje që vlen tri pikë, teksa përballjet mes tyre kanë qenë gjithmonë të forta jo vetëm në fushë.

“Jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Ndeshja për të dyja skuadrat është e një rëndësie të veçantë. Mua më intereson, duke pasur parasysh ndeshjen e fundit, skuadra të korrigjojë gabimet që ka bërë në sfidën me Kukësin. Të vazhdojmë punën dhe të shohim më tej. Tirana është 6 pikë para nesh. Mos të harrojmë që jemi po me të njëjtat pikë me Partizanin dhe skuadrat e tjera i kemi shumë afër. Kështu që duhet ta shohim këtë ndeshje si përparësi për të siguruar një vend në Europë. Të gjithë e presim ndeshjen me Tiranën. Edhe sikur të kishim pozita të ndryshme në klasifikim, ndeshja me Tiranën ka gjithmonë një vlerë të veçantë. Jam trajneri i Vllaznisë dhe po pres ndeshjen me Tiranën. Por kam qenë dhe në pozicione të kundërta. Kam qenë trajneri i Tiranës dhe kam pritur ndeshjen me Vllazninë", tha fillimisht trajneri i shkodranëve.

Pas fitores së fundit, trajneri ka folur edhe për formacionin e këtij dueli.

"Formacioni fitues nuk ndryshohet? Ky është një parim që në përgjithësi nuk e mbaj vetëm unë, por e mbajnë edhe trajnerë të tjerë. Unë duhet të ruaj një skuadër solide, unë duhet të ruaj një skuadër e cila të jetë gati për luftë. E kam thënë që në fillim të kampionatit. Unë këtë e konsideroj një luftë në të cilën njëra skuadër humb, tjetra fiton", tregoi Josa.

Trajneri i Vllaznisë foli edhe për tifozët, teksa janë ata që i japin një shtysë më shumë skuadrave në fushë.

"Tifozët në stadium? Tifozët përherë ndeshjen me Tiranën e kanë pritur në këtë mënyrë. Unë kujtoj shumë ndeshje të tjera, jo vetëm me Tiranën, por kemi qenë në 2007, kur unë kam qenë trajner këtu. Tirana ishte në vendin e parë dhe ne pretendonim për vendin e dytë. Kishim një ndeshje me Durrësin. Ishte stadiumi plot. E fituam 3-1 ose 3-0 dhe mbas një jave kemi ardhur për të luajtur me Peqinin, ka pasur 200 veta në stadium dhe skuadra është mundur 0-2. Kështu që duhet t’i shohim pak këto precedentë. Si ndeshja me Tiranën, si ndeshjet e tjera, vlejnë për ne tre pikë. Unë shikoj interesimin që kanë kur dalim nëpër Shkodër", tha Josa.

Tirana me 37 pikë mban vendin e parë në Superligë, teksa Vllaznia me 31 pikë ndodhet e dyta. Dueli gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje