'Klasikja' me Tiranën në kryeqytet, Mirel Josa: Si gjithë ndeshjet e tjera, Latifi s'është gati për Vllazninë

'Klasikja' me Tiranën në kryeqytet, Mirel Josa: Si gjithë ndeshjet e tjera, Latifi s'është gati për Vllazninë

Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë

Vllaznia dhe Tirana luajnë nesër në 13:00 për javën e 12 në Superligë. Dueli do zhvillohet në "Selman Stërmasi", me impiantin në Shkodër që nuk ishte gati për shkak të mbjelljes së fushës. Para ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa. Numri një i kuqebluve ka treguar se është një ndeshje si gjithë të tjerat, duke mos harruar të vlerësojë bardheblutë që janë në vendin e parë të klasifikimit.

"Me interes do priten të gjitha sfidat, jo vetëm kjo. Problem është sesa e përqëndruar do jetë skuadra për të arritur objektivat. Skuadra ka bërë edhe ndeshje të tjera të mira. Kemi pasur oshilacione në lojë, qoftë nga pozitive në negative edhe anasjelltas. Duhet të harrojmë çfarë kemi bërë dhe tani numërohen vetëm ndeshjet e fundit. Shumë e rëndësishme është ndeshja me Tiranën.

Ndryshimi i stadiumit? Më mirë të luajmë dy herë në Tiranës dhe më pas në Shkodër të kthimit. Në futboll nuk ka transferta, pas pandemisë kanë ndryshuar gjërat. Na duhet një profil loje, të vlerësojmë komponentët e lojës. Lojtarët e Kombëtares? Shkuan luajtën, njëri 90 minuta, tjetri 60 dhe 45 minuta. Rëndësi ka që luajtën dhe bënë paraqitje të mirë. Problem është freskia.

Kemi 11 lojtarë dhe pjesën tjetër që është e gatshme, i kënaqur jam edhe për lojtarët e tjerë që i kam pasur. Ndeshja me Tiranën është si gjithë ndeshjet e tjera. Vllaznia luan mirë edhe në Shkodër edhe jashtë. Na duhet një ekip me sa më pak probleme. Latifi? Ka filluar stërvitjen, ka një problem familjar që i paçim të gjithë, u shtua me një vajzë. Duhet të marrë gjendjen fizike, nuk është gati për tani pas problemit që pati në këmbë. Besoj se do jetë gati për Superkupën, do na fusë në ritmin e kampionatit. Pretendentët? Nuk ka asnjë ekip. Shikoni ngritjen e Laçit, Kukësi ka problemet e tyre dhe s'më interesojnë, shikoni Egnatian që nga java në javë ka pretendime. Gjithsecili ka pretendimet e tyre", tha Josa.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet