Ka kaluar një vit jo pak të lehtë balerian Klaudia Pepa, ku përmendim këtu edhe divorcin nga balerini i njohur, Albi Nako. Por pavarësisht problemem të saj, balerina bukuroshe ja ka dalë të ecë përpara duke ngritur emrin e saj në shtetin fqinj, Italinë. Përmes rrjeteve sociale ajo na tregon shpesh rreth aktiviteteve të saj, ndërsa këtë herë na ka lajmëruar rreth projektit të fundit të saj.
/Shqiptarja.com
Ajo na ka prezantuar me një linjë çantash të vogla e elegante të cilat, sipas Klaudias, kanë një veçori: prodhohen në Itali e janë miqësore ndaj kafshëve e nuk prodhohen kurrsesi me lëkurën e tyre! “100% vegane”, shkruan Klaudia.
(Foto të Klaudia Pepa)











