TIRANE- Nuk rreshtin përplasjet mes KLD dhe dy drejtuesve më të lartë të Drejtësisë, përkatësisht ministrit Nasip Naço e zv.ministrit Arben Isaraj në lidhje me emërimet në gjyqësor dhe plotësimin e vendeve vakante në krye të disa prej gjykatave të rretheve.
Pavarësisht se mbledhja e KLD e dy ditëve më parë është zhvilluar pa debate serioze, dje ka qënë vetë KLD ajo që ka lëshuar një sinjal shumë të fortë kundër ministrit aktual të Drejtësisë, Nasip Naço. Dhe këtë radhë përmes një deklarate për mediat ku duhet qartë se marrëdhëniet me anëtarin e qeverisë Nasip Naço ka shumë shanse të jenë nën tension edhe në ditët në vijim. Përmes një deklarate, KLD e konsideron qendrimin jo vetëm të anëtarit më të ri në KLD, Naço, por edhe zv.ministrit Arben Isaraj, si një prapaskenë politike. Duke shprehur vendosmëri për konsolidimin e drejtësisë, KLD nënvizon se mirëpret sygjerimet për përmirësim të standardeve përmes zgjidhjeve konkrete e jo ngritjes së pengesave artificiale.
“Pretendimet e Ministrit të Drejtësisë për pamundësi të zgjedhjes së drejtuesve të gjykatave apo plotësimit të vendeve vakante sepse KLD s’ka përfunduar vlerësimin e dytë të karrierës për gjyqtarët konkurrentë, anëtarët e tjerë të Këshillit i konsideruan unanimisht si të pabazuara në ligj, aspak realiste dhe një tentativë për ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë. Prapaskena politike e këtij qëndrimi përforcohet dhe nga deklarata vijuese e zv.ministrit të Drejtësisë Isaraj”, thuhet në deklaratën e KLD. Isaraj përmendet për shkak të statusit të tij në rrjetin social Facebook, në të cilin shprehet se "KLD ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se: KLD në këtë rast po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sulmet” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej politikës që iku me votë. Sot padrejtësia, në vetë KLD, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri.
Dhe kur populli thotë se “peshku qelbet nga koka”, reforma në drejtësi duhet të fillojë këtu”. Pikërisht këtu është përzgjedhur qëndrimi i KLD për të replikuar ashpër. “Argumentet teknikë të përdorur prej tyre janë lexim i shkëputur i dispozitave ligjore përkatëse, të cilat bien në fakt ndesh me frymën e ligjit dhe qëllimin e tij për të pasur drejtim të qëndrueshëm të gjykatave dhe për të shmangur komandimet me afate të paarsyeshme kohore. Për më tepër ky qëndrim bie ndesh me deklaratat publike të para pak ditëve të vetë Ministrit, ku kritikon KLD për vonesa në procesin e emërimeve të drejtuesve të gjykatave”, thuhet në reagimin e fortë të dalë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Por në fakt shkakun për këtë debat në KLD e ka dhënë vetë së pari ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë një takimi me ambasadorin spanjoll ku dhe shprehu shqetësimin për mënyrën se si vlerësohen gjyqtarët në Shqipëri, sipas tij me tepër vonesë. Në fund KLD ka gjetur rastin të bëjë dhe pak politikë, teksa ka bërë krahasimin mes dy qeverisjeve, të PS dhe të PD. KLD e mbyll deklaratën duke theksuar se “promovimi i gjyqtarëve bazohet në vlerësimin profesional, në kontrast me përvojen shumëvjeçare të mëparshme, ku më parë për këtë gjë prevalonin konisideratat subjektive te anëtarë të saj”.
Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani e Naço përplasen për emërimet
Isaraj: KLD shkeli hapur ligjin