Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka reaguar përmes një deklarate, lidhur me protestën e Bashkisë së Tiranës një ditë më parë përpara Gjykatës Administrative.
Sipas KLD, këto akte dhe veprime të pamenduara si duhet, sjellin destabilizim të parikuperueshëm, për sistemin gjyqësor, pasi çdo pale ndërgjyqëse në një proces do t'i perceptojë si të drejtë të tij, kundërshtimin me protesta dhe presione politike vendimet që jepen nga gjykatat, në emër të Republikës së Shqipërisë.
“Veprimet e kryera ishin një presion i hapur ndaj gjyqtarëve dhe një kërcënim i pavarësisë së gjykatave. Në protestën e tyre, Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe eksponentë të tjerë politik, përdorën terma poshtërues për gjykatat dhe gjyqtarët që prej vitesh japin drejtësi, duke pasur si qëllim, ndërhyrjen e drejtpërdrejte në veprimtarinë e pushtetit gjyqësor, ç'ka mund të sjell veçse demotivim dhe nënshtrim të sistemit të drejtësisë. Pengimi përmes protestave, i funksionimit normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, ndikon negativisht, në mënyrë të padrejtë, në imazhin e gjykatës dhe ul besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e KLD.
Në një shtet demokratik, vijon deklarata e KLD, çdo drejtues institucioni dhe eksponent politik, nuk do ta çonte nëpërmend, të organizohej në atë mënyrë për të cenuar apo kërcënuar gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre Kushtetuese.
“Etiketimi i gjyqtareve si "të duhur" apo "të paduhur" gjatë ushtrimit të detyrës nga palët ndërgjygjëse është i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Si kurdoherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kërkon nga trupa gjyqësore të vijojë veprimtarinë e saj, duke garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, sigurisht, nëpërmjet rolit të pazëvendësueshëm dhe unik të sistemit gjyqësor, duke patur në fokus të punës, respektimin e procesit të drejtë gjyqësor, duke tentuar rritjen dhe cilësinë e veprimtarisë së saj gjyqësore, si dhe duke garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri maksimale në përmbushjen e detyrave”, thuhet në deklaratën e KLD.
Gjithashtu, KLD garanton trupën gjyqësore si dhe çdo qytetar, subjekt privat apo autoritet shtetëror se është i vendosur të vazhdojë përpjekjet e tij për konsolidimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë edhe ndaj ndërhyrjeve politike si dhe mirëpret çdo sugjerim për përmirësimin e standardeve të tij përmes zgjidhjeve konkrete.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com