Këshilli i lartë i drejtësisë së shpejti pritet ti nënshtrohet riformatimit. ReportTV ka mësuar se më 21 Mars do të mbahet konferenca gjyqësore për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të këtij këshilli.

Riformatimi i KLD-s nuk vjen për shkak të reformës në drejtësi por për shkak të përfundimit të mandatit të dy anëtarëve ekzistues përkatësiht Dritan Cakës dhe Hysen Alikos.

Hysen Saliko është anëtar i KLD prej 2007 dhe tashmë mandati i tij është drejt fundit ndërsa Dritan Caka prej 8 prillit 2011 është anëtar në këtë Këshill. Burime të rezervuara nga konferenca gjyqsore thanë për ReportTV se aktualisht gara është formalizuar për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj dhe në garë janë 15 konkurent gjyqtar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)