KLD-ja emëron në Gjykatën e Apelit
gjyqtarët që “liruan” Ilir Xhakjen
Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëron në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe Shkodrës, Evgjeni Sinoimerin dhe Valbona Vatën, emra të lidhur ngushtë me vendimin e vitit 2009, kur Gjykata e Lartë liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e policit Adem Tahiraj.
TIRANE - Evgjeni Sinoimeri dhe Valbona Vata janë dy gjyqtaret më të reja të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Shkodër. Ato u betuan në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën drejtimin e presidentit Bujar Nishani, njëkohësisht edhe kryetar i KLD-së. Po kush janë dy gjykatëset që do të shqyrtojnë çështje nga më të ndryshmet në shkallën e dytë të Gjyqësorit? Ato janë jopak të njohura, ndërkohë që emrat e tyre janë përfolur edhe kur diskutohej më mënyrën, se si i pati shpëtuar burgut për vrasje, Ilir Xhakja, i cili në shtatorin e vitit të kaluar, ekzekutoi komisarin e Shijakut, Adem Tahiri.
EVGJENI SINOIMERIGjyqtarja Sinoimeri u emërua në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ajo ka një CV të pasur me eksperienca pune dhe kualifikime, por mes dosjeve të gjykuara prej saj është edhe ajo e vitit 2009 me të pandehur Ilir Xhakjan. Sinoimeri ka qenë pjesë e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili kryesohej nga Ardian Dvorani, me anëtarë Sinoimerin, Irma Balën, Ariana Fullanin dhe Aleksandër Muskajn. Pesëshja gjykuese vendosi në tetor të katër viteve më parë prishjen e vendimeve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënonin me 21 vjet burgim të pandehurin Ilir Xhakja. Kolegji Penal vendosi dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente.
Në lidhje me këtë, gjyqtarët përdorën argumentimin se më datë 22.10.2004, hyri në fuqi ligji nr.9276, i datës 16.09.2004, në të cilin parashikohej se veprat penale për të cilat akuzohej Xhakja, ishin hequr nga kompetenca lëndore e Gjykatës së krimeve të Rënda dhe I kishin kaluar për kompetencë gjykatave të zakonshme të rretheve gjyqësore.” Pas dërgimit të dosjes në Gjykatën e Durrësit, kjo e fundit e dënoi Ilir Xhakjen vetëm për “armëmbajtje pa leje”.
VALBONA VATAKLD emëroi Valbona Vatën në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Vata, ish-Kryeinspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në vitin 2009, rezulton të ketë qenë në dijeni për vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Asokohe, kreu i Gjykatës së Durrësit Ervin Metalla, i kishte dërguar KLD-së informacion për gjyqtarët problematikë, mes tyre edhe ata që dënuan Xhakjan vetëm për akuzën e armëmbajtjes.
Por, pas dy shkresave të njëpasnjëshme, Metalla mësohet t’i ishte drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, drejtpërsëdrejti Kryeinspektores Valbona Vata. Shkresat e Metallës nuk morën kurrë përgjigje. Më 13 shkurt të një viti më parë, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, Vata u emërua zëvëndëse e komanduar e tij. Ajo e mbajti këtë post deri në emërimin e Elvis Çefës, si numri dy i KLD-së.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 shkurt 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26