Vendimi
Kuvendi miratoi dje ngritjen e Komisionit Hetimor për dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky komision përbëhet nga 9 anëtar ku pesë janë të mazhorancës dhe katër të opozitës. Duke qenë se opozita ka bojkotuar Kuvendin, dje u votuan vetëm pesë anëtarët e mazhorancës. Deputetët vendosën që komisioni hetimor të përbëhen nga Armando Subashi i cili do të jetë edhe kryetari, Taulan Balla, Ulsi Manja, Besnik Bare dhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Pesëshja e deputetëve do të hetojë veprimtarinë e dy anëtarëve të KLD-së duke u bazuar në 10 shkeljet që kanë konstatuar deputetët e mazhorancës.
Nëpërmjet një raporti, 39 deputet të shumicës parlamentare kanë theksuar se dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Për këtë arsye ka nisur edhe procedura për shkarkimi e dy anëtarëve si edhe hetimin për shkelje të ligjit. Këto shkelje sipas deputetëve të mazhorancës konsistojnë në mos emërimin e magjistratëve të rinj të dalë nga shkolla e magjistraturës, mos futjen në rendin e ditës të KLD-së të çështjen së emërimit të ish-kryeprokurores Ina Rama në Gjykatën e Apelit etj.
Afati
Afati i Komisionit Hetimor është 1 muaj dhe përgjatë kësaj periudhe mazhoranca do të fillojë të mendojë për të emëruar pasuesit në KLD si edhe të nënkryetarit të ri të Këshillit.
Shkrimi u publikua sot(26.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
