KLD ka gjetur sërish kleçkën për të mos pranuar kërkesat e Ministrit Nasip Naço. Ministri i Drejtësisë ka kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa, për nisjen e procedurave për emërimin e kryetarit të Gjykatës Durrës, si dhe për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit. Pavarësisht se Naço i ka cilësuar si çështje prioritare KLD ka dhënë përgjigje duke refuzuar përfshirjen.
“Në protokollin e KLD nuk është paraqitur asnjë kërkesë me firmë të Ministrit, por kërkesa është paraqitur nga zëvendësministri në kundërshtim me ligjin”, thuhet në kleçkën e gjetur prej KLD-së ndërsa sqaron se kërkesa e zv/ministrit nuk është paraqitur para afatit ligjor prej 48 orësh.
/Shqiptarja.com