TIRANË - Pas një mbledhje maratonë prej afër gjashtë orësh, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra gjykatësen, Elona Gjoka. Kërkesa për shkarkim ishte bërë nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Gjykatësja Gjoka ishte transferuar nga Gjykata e Tiranës në atë të Kavajës, si masë disiplinore. Gjoka u shkarkua për shkelje të rënda në detyrë që cenojnë rëndë figurën e gjykatësit.
Në prill 2014, KLD dha masë disiplinore ndaj gjyqtares Elona Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për të dhënien e masës disiplinore ndaj gjyqtares për një periudhë dy vjeçare, në një gjykatë të një niveli më të ulët dhe konkretisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
KLD gjithashtu i dha masë disiplinore vërejtje me paralajmërim gjykatësit të Beratit Shyqyri Çobo.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com