KLD shkarkon gjyqtarin e
Elbasanit që fshehu pasurinë

Në mbledhjen e sotme, KLD përpos pezullimit të Shkëlqim Mirit ka shkarkuar nga detyra një gjyqtar të Elbasanit.  Qani Hasa është shkarkuar nga detyra, pasi në muajin maj është dënuar për fshehje të pasurisë.

Hasa ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në 2016 me gjobë, ndërsa vendimi është në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë në 2017 duke sjellë shkarkimin nga KLD.

Vendimet e KLD
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 17.11.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi pezullimin nga ushtrimi i detyrës të gjyqtarit Shkëlqim Miri pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dhënies së masës së sigurimit personal ndaj tij “Arrest në burg”, me vendimin nr. 417 datë 12.11.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Qani Hasa për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, të dy magjistrateve.

Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtari

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë