Ditën e hënë më 7 mars, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjedh kryetarin e ri të gjykatës së apelit në kryeqytet. Report TV ka mësuar se në rendin e ditës me 11 pika, zgjedhja e kryetarit të apelit është renditur e 10-ta me dy kandidatë garues.

Në garë për të drejtuar Gjykatën e Apelit si një gjykatë tepër e rëndësishme në hirarkinë e drejtësisë garojnë kreu aktual Alaudin Malaj dhe gjyqtari Hysen Demiraj.

Katër muaj më parë KLD shpalli mbarimin e mandatit të Alaudin Malajt i cili vazhdon ende në detyrë si kreu i Apelit deri në zgjedhjet që do të kryhen ditën e hënë.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)