Klea Huta dhe Elgit Dodës janë martuar në mënyrë të fshehtë në një shkretëtirë në Marok.

Të gjithë janë çuditur për martesën e fshehtë të tyre, por çifti i famshëm i ka thënë “po” njëri tjetrit në mënyrën më unike të mundshme.

Ata e kanë dhënë lajmin përmes fotove të publikuar në faqen e tyre në Instagram, realizuar nga Anjeza Dyrmishi.

Klea duket mahnitëse me fustanin e bardhë të nusërisë, gjithashtu edhe Elgiti me kostumin e zi.

Ata shfaqen shumë romantikë në galerinë e fotove të dasmës së tyre dhe Klea lajmëron se do të ketë edhe të tjera.

Kujtojmë që Klea dhe Elgiti janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit.

Ora 21:06
Klea Huta dhe Elgit Doda martohen larg të gjithëve në një shkretëtirë në Marok
3/0