Një tjetër incident për Klea Hutën, moderatores i ndodh e papritura teksa ishte në Ibiza

Një tjetër incident për Klea Hutën, moderatores i ndodh e papritura teksa ishte në Ibiza

Klea Huta

Moderatores Klea Hutës duket se nuk i ndahen të papriturat. Pas incidentit me këmbën nga i cili mori edhe një infeksion, këtë herë bashkë me partnerin e saj, Elgit Dodën janë nisur për pushime në Ibiza, Spanjë.

Fillimisht Klea tregon se humbën 3 nga valixhet e tyre dhe mbetën vetëm me çantat e dorës, po pas 24 orësh, valixhet mbërritën.

Disa ditë më vonë, gjithçka po shkonte mirë tregon Klea teksa ka postuar një video me një gotë verë në dorë derisa erdhi momenti për t’u hedhur nga varka, aty ku ka lënduar shpinën.

“Për herë të parë pas shumë vitesh unë vendosa të hidhem me kokë nga Catamaran-i. Duartrokitjet janë pasi e dinë që unë nuk hidhem dhe mezi futem dhe në det, por nga ekzaltimi nuk e panë që unë u theva në mes. Sapo u kthyem, shkova e bëra grafi sepse kisha shumë dhimbje mesi. Grafia nuk nxori shqetësim, por duhet të bëj fizioterapi intensive. Po ç’tu desh moj Klea? “Morali i historisë: Merrini gjërat me sportivitet dhe bëni palestër”, përfundon moderatorja.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League! Formati i ri me shumë ndryshime

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League! Formati i ri me shumë ndryshime