Elgit Doda i jep fund ‘dramës’ mes Ledrit dhe Dafinës, reagon për vargjet që trazuan rrjetin

Elgit Doda i jep fund ‘dramës’ mes Ledrit dhe Dafinës, reagon për vargjet që trazuan rrjetin

‘Drama’ mes dy këngëtarëve Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet prej disa ditësh, e cila ka nisur vetëm nga një rrjesht kënge nga këngët e tyre.

E gjitha nisi prej vargjeve “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon ama prapë vetëm”, të cilat janë në njëjta në këngën e Dafinës “Si Mua” dhe Ledrit “E keni dit”.

Duke qenë se gjithcka nisi nga dy këngët e fundit të lart përmendura, së fundmi për këtë çështje ka reaguar edhe Elgit Doda, i cili është bashkëpunëtor i Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit.

Në një postim në llogarinë e tij të Instagramit Elgiti ka shkruar se ai ndjen që përgjegjësia për fjalinë tashmë të famshme, është e atij vetë, duke qenë se ka shkruar tekstin dhe pjesën më të madhe të muzikës së të dyja këngëve.

Si përfudim, ai sqaroi duke thënë se kënga me Dafinën është bërë 1 vit më parë, ndërsa ajo e Ledrit dhe Romeos ka përfunduar këtë verë.

Postimi i Plotë:

“Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja. Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstebe janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”, ka shkruar Elgiti.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë