Kledi Kadiu dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Kledi Kadiu dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”
Presidenti Bamir Topi, ka dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, balerinin shqiptar Kledi Kadiun, të dekoruar më parë edhe me titullin Ambasador i Kombit. Kadiu është dekoruar me motivacionin e balerinit të talentuar, të edukuar në shkollën shqiptare të artit, që me interpretimin e tij mjeshtëror është bërë një ndër artistët më në zë në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë. “Ky vlerësim, çmimi më i lartë artistik në Shqipëri, është një kënaqësi e madhe por edhe një nxitje për më tej”, u shpreh balerini. Kledi Kadiu e filloi karrierën e tij në vitin ’91 në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në vitin 1993 bëhet balerin i parë. Sot ai drejton emisionin mbi baletin e vallëzimin në kanalin Rai5 kushtuar artit. Veç sukseseve profesionale, Kledi është shquar për angazhimin e tij në çështje sociale.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive