Klemend Balili në kërkim, akuza
nis hetime për bllokim pasurie

Klemend Balili në kërkim, akuza<br />nis hetime për bllokim pasurie
Biznesmeni Klemend Balili,po hetohet për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, por paralelisht me këtë hetim, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur dhe një hetim të dytë për Balilin, duke i verifikuar pasurinë e tij. Akuza shqiptare ka regjistruar procedimin penal për veprat e grupit të strukutruar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, thuhet se është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit Antimafia për pasuritë e 43-vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati. Aktualisht prokurorët e njësisë Task-Forcë pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë e Klement Balilit dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Për shkak të dosjes me një volum 10 mijë faqe, prokurorët nuk shpjegojnë se kur do t’i drejtohen gjykatës për masë sigurie ndaj Balilit, i cili rezulton sipas sistemit TIMS se në 22 mars ka kryer një udhëtim një ditor në Malin e Zi. Policia nga ana e saj,gjatë muajit tetor dështoi për kapjen e Klement Balilit operacion për të cilin,u hodhën dyshime se ishte dekonspiruar.

Hetimi në shqipëri
Burime sqaruan se në rast të arrestimit të Balilit në territorin shqiptar, ai do hetohet për llogari të drejtësisë shqiptare dhe procedimit penal të regjistruar tashmë ndaj tij.

Kjo dhe për faktin se ai nuk mund të ekstradohet drejt Greqisë pasi ndërmjet Shqipërisë dhe autoriteteve greke nuk ka marrëveshje ekstradimi. Nga arratia nëpërmjet avokatit të tij grek, Balili në shtypin helen ka deklaruar pak kohë më parë se e gjithë akuza ndaj tij është një fabrikim me keqdashje politike dhe ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë është Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pritet të vlerësojë nëse do të shpallë apo jo urdhër arrestin për ish-zyrtarin shtetëror të dyshuar si të përfshirë në trafik dorge dhe konsideruar si “Eskobari Ballkanit”.

Ministri Manjani
Balili është i dyshuar për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe të vënë në akuzë sëbashku me të janë dhe dy vëllezërit Xhevahir e Dhimitër Poti po nga Saranda.

Për rastin e hetimeve dhe dosjes me mijëra faqe të autoriteteve greke ndaj Klement Balili ka reaguar dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili sqaron se procedura e dosjes së bashku me përkthim e dërgim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka konsumuar 21 ditë dhe për të janë angazhuar 15 përkthyes.

Sipas Manjanit, dosja ka mbërritur pranë Ministrisë që ai drejton më 14 nëntor, po atë ditë i është përcjellë Krimeve të Rënda, është rikthyer dy ditë më pas më datë 16 nëntor për përkthim, e pas kësaj procedure më 6 dhjetor 2016 i është rikthyer e përkthyer në shqip organit të Prokurorisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja