Klement Çala! Kush është krahu i djathtë i Admir Muratajt, arratisja nga burgu grek dhe misteri i lirimit në Vlorë

Klement Çala! Kush është krahu i djathtë i Admir Muratajt, arratisja nga burgu grek dhe misteri i lirimit në Vlorë

Klement Çala dhe Admir Murataj

Klement Çala 31 vjeçari nga Elbasani është në kërkim për super-grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim edhe në vitin 2017 për grabitje së bashku me Admir Muratajn. Të dy të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qafë-Kashar që po shkonin drejt aeroportit të Rinasit në shkurt 2017.

Lidhja e Muratajt me Çalën është më e hershme. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013. Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri.

Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë. Policia greke kishte gjetur gjurmë ADN-je të Klement Çalës në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth, me të cilin të arratisurit nga burgu i Trikalasë kishin tentuar t’i shpëtonin arrestimit.

Ndërsa Admir Muarataj nuk u vu më në pranga prej vitit 2013 që ndodhej në arrati, deri momentin që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e tij të fundit më 9 prill të këtij viti brenda në pistën e avionëve në Rinas, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë. Mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Arrestimi në Vlorë më 29 qershor 2015

Klement Çala u arrestua ne Vlore me dt 29 qershor 2015. Në momentin e arrestimit, Çala ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë, te cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja.

Në momentin e kapjes ai iu prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Akuzat dhe arratisja nga burgu në Greqi

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për:

Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve; grabitje me armë në bashkëpunim;

vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare; vjedhje/grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur; tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim; etj.

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “burgim të përjetshëm” për veprat e mësipërme.

Me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne një makine tip VAN, i janë afruar territorit rrethues te burgut dhe, pasi janë diktuar nga policet e shërbimit të burgut, kanë dalë nga automjeti, duke mbajtur armë dhe bomba dorë dhe me përdorimin e tyre kanë qëlluar kundër policeve dhe gardianeve te jashtëm te burgut. Përleshja e armatosur ka zgjatur për rreth 30 minuta.

Gjate shkëmbimit të zjarrit, disa te burgosur të pavijonit C2 te burgut, kryesisht me origjinë shqiptare midis te cilëve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala, të cilët më parë kishin prerë kangjellat e dritares, kanë dalë në territorin e brendshëm te burgut, janë ngjitur ne tarrace duke përdorur shkalle te sajuara dhe te përshtatura dhe kane dale nga burgu duke kapërcyer edhe rrethimin e jashtëm.

Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe te tjerë janë larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN.

Automjeti me te cilin ata janë larguar, është gjetur më pas i djegur në një zonë bujqësore dhe ka rezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013. Ne ngjarje kane mbetur te plagosur dy prej gardianeve te burgut dhe një prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rezultat i plagëve me armë zjarri.

Klement Çala nuk është kthyer me ne burgun ku vuante dënimin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, është nxjerre urdhri i arrestit nr. 41/2013.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?