-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
Gjyqtarja pritet të zëvendësohet. Në seancën e kësaj të marte, SPAK do të vinte me konkluzione dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja, që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc. Për 7 të tjerët, më Tetor 2023, GJKKO dha 122 vite burgim. Grabitja e bujshme, në Prill 2019, u vra Admir Murataj
1 Tetor, 12:42 -
Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 122 vite burg në total të dhënë fillimisht nga Shkalla e Parë për 7 anëtarët e grupit kriminal të grabitjes së 9 prillit 2019 brenda pistës së aeroportit të Rinasit
26 Korrik 2023, 11:54 -
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas në vitin 2019, Klement Çala del nga regjimi 41 Bis
Klement Çala, një nga të autorët e grabitjes së 4.6 milionë eurove në vitin 2019 në Rinas, ka dalë nga regjimi ’41 BIS’. Gjykata ka shfuqizuar urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë Klement Çalën
17 Tetor 2022, 14:43 -
Izolohen në '41 BIS', Viktor Ymeri dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala! Vendimi i ministrisë së Drejtësisë pas kordinimit me SPAK, SHISH, Burgjet, Policinë e SHKB
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëron vendosjen në rregjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar shtetasit: Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala .Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB
20 Maj 2022, 17:37 -
Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
14 Prill 2022, 10:41 -
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala
Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së Klement Çalës, vëllait të tij, Eldi Çala dhe Alkond Bengasit, grabitësve të Rinasit. Hetimi është bazuar mbi “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
11 Janar 2021, 13:56 -
SPAK mbyll hetimet për grabitjen e 4.6 mln euro në Rinas, dosja i kalon GJKKO, merren të pandehur 6 persona
Gjashtë persona janë marrë të pandehur për 4.6 milion euro të grabitur në Rinas një vit më parë, ndërsa për Admir Murataj dhe Ragip Hajdinin akuza është pushuar. SPAK pas përfundimit të hetimeve i kërkon gjykatës dënimin e vëllezërve Çala. Një viti hetim, shuma e gjetur nga policia nuk i kalon 400 mijë euro.
12 Qershor 2020, 11:23 -
Lihen në burg dy vëllezërit nga Elbasani, organizatorët e grabitjeve në Rinas
Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rikonfirmuar arrestin me burg dhënë në mungesë ndaj dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si organizatorë të grabitjeve të bujshme të ndodhura në harkun kohor të 4 viteve në rrugën e Rinasit dhe brenda aeroportit.
21 Mars 2020, 11:52 -
Nuk njihen më! Si kanë ndryshuar dy vëllezërit e grabitjes në Rinas! Rama: Veç koronavirusit, policia në betejë me llumin e kësaj dynjaje
"Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje"
20 Mars 2020, 09:29 -
Pamjet e arrestimit të vëllezërve Çala, 300 forca policie në aksion
Publikohen pamjet e megaoperacionit policor të koduar "Të fundit", për kapjen e Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të vjedhjes së parave në aeroportin e Rinasit.
19 Mars 2020, 20:17 -
Ja çfarë i sekuestroi policia vëllezërve Çala (FOTO)
Dy automjete Audi nje me targë shqiptare e një me zvicerane dhe dy motorë iu sekuestruan vëllezërve Çala, siç duken edhe në këto pamje që Report Tv siguroi ekskluzivisht. Automjet dhe motrët e sekuestruar u sollën në drejtorinë e Policisë së Tiranës, së bashku me vellëzërit Klement dhe Eldi Çala
19 Mars 2020, 10:38 -
PAMJET EKSKLUZIVE/ Momenti i mbërritjes në polici të vëllezërve Çala
Report Tv sjell pamjet ekskluzive të mbërritjes së vëllezërve Klement dhe Eldi Çala në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vëllezërit u sollën në automjete të ndryshme, njëri në një furgon policie ndërsa tjetri nga makina e forcave "Shqiponja". Në operacion ka marrë pjes&
19 Mars 2020, 10:11 -
Arrestohen në gjumë në një vilë luksoze në Qerret vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjet në Rinas (VIDEO-EKSKLUZIVE)
RENEA kap në gjumë Klement e Eldi Çala, vëllezërit nga Elbasani. 300 efektiv bastisin vilën në Qerret, sekuestrohen lek e armë dhe mbi 150 mijë euro. Dy motorët luksoz dhe veturat Audi sillen në Tiranë me policë
19 Mars 2020, 09:47 -
Sekuestrohen në Elbasan 500 mijë euro pasuri e dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës
Një pasuri që kap vlerën e 500 mijë eurove i është sekuestruar dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës, vëllezër. Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Kusarth”, me pretendimin se aksionet, apartamentet dhe truallet, në pronësi të dy vëllezërve janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
23 Korrik 2019, 19:09 -
Policia ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e grabitësve të Rinasit
Policia e Shtetit ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e Klement e Eldi Çalës, si dhe Talo Çelës të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në 9 prill të këtij viti ku u morën miliona euro në pak minuta dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.
3 Korrik 2019, 15:28 -
EKSKLUZIVE/ Përgjimet në polici të dy të arrestuarve pas grabitjes/ Ça tersi, e disha! Do paguajnë ato ku***. Do e hamë keq!
Renaldo Sula dhe Saimir Çela, janë dy nga personat e dyshuar për grabitjen në Rinas të cilët u arrestuan në të njëjtën datë, më 20 prill. Ata janë vënë në përgjim ambiental me urdhër të prokurorit, teksa ndodheshin në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
26 Prill 2019, 18:09 -
Grabitja në Rinas/ Si iu falën 5 vite burg Klemend Çalës nga gjyqtarja që u dogj me acid në Vlorë
Klemend Çala ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Murataj të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
22 Prill 2019, 17:00 -
SKEDA/ Lidhjet fisnore e shoqërore që realizuan super-grabitjen në Rinas, grupi Murataj-Çala-Kupa
Report Tv zbardh të shkuarën e errët të katër personave të arrestuar për grabitjen e Rinasit. Nga krahu i djathtë i Klement Çalës e deri tek ortaku në biznes i Dash Kupës super grabitësit të dënuar për vjedhjen e blindave në Qafë-Kashar.
22 Prill 2019, 16:40 -
Klement Çala! Kush është krahu i djathtë i Admir Muratajt, arratisja nga burgu grek dhe misteri i lirimit në Vlorë
Klement Çala 31 vjeçari që është në kërkim për super-grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017 për grabitje së bashku me Admir Muratajn. Të dy të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qafë-Kashar që po shkonin drejt aeroportit të Rinasit në shkurt 2017.
22 Prill 2019, 11:51