Klevis Balliu:Bashkia e Pogradecit
ndihmoi qytetarët, qeveria heshti

Deputeti Klevis Balliu ka vizituar zonat e përmbytura në Pogradec, për të parë nga afër situatën e vështirë të krijuar nga përmbytjet.

Balliu ka deklaruar se situata është mbajtur nën kontroll falë Bashkisë Pogradec ndërsa akuzon qeverinë se nuk është treguar e gatshme të ndihmoj banorët në nevojë.

Reagimi i plotë:

“Bashkia e Pogradecit prej 48 orësh në gatishmëri të plotë në ndihmë të qytetarëve. Falë punës së palodhur situata po përballohet me sukses. Fatmirësisht deri në këto momente nuk kemi asnjë pasojë për qytetarët.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë do të jemi në çdo moment pranë qytetarëve për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, ndryshe nga sa po vepron qeveria e narkoshtetit”,
tha Balliu.

Deputeti i PD i bëri thirrje institucioneve qendrore të ofrojnë ndihmën e kërkuar pranë banorëve në vështirësi.

“I bëj thirrje të gjitha institucione shtetërore të jenë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në mbarë vendin”, u shpreh Balliu.

[gallery]25009[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra

Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra