Rrjeta e shqyer e korrupsionit e komisionit hetimor

Rrjeta e shqyer e korrupsionit e komisionit hetimor

Jorida Tabaku

Komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e çështjes së inceneratorëve është shndërruar në një telenovelë të sukseeshme me plot të papritura e surpriza për personazhet kryesore të saj. Ka patur nga të gjitha përveç hetimit. Që nga tradhëtitë e bashkëpunimit me konkurencën, siç ish takimi i kryetares Tabaku me kreun e SPAK-ut, e deri në shkelje të ligjit në kundërshtim me detyrën. Fakti që një anëtare e sapozgjedhur e AMA kapet në flagrancë ndërsa këshillon on line kryetaren e komisionit Tabaku se çfarë pyetjesh duhet ti bëjë dëshmitarit të thirrur në komision, shkon përtej një shkelje të njëanshme të ligjit prej anëtarës së AMA-s. Vetë zj. Tabaku si deputete me përvojë tashmë, e ka fare të qartë që një anëtar i AMA-s nuk mund të përfshihet në aktivitet politik gjatë ushtrimit të detyrës së vet, por fakti që ka kërkuar ndihmën e përfshirjen e saj, përbën shkejle të ligjit dhe nga vetë deputetja në kushtet kur është në dijeni të faktit. Pra shkelja e ligjit është dyfishe dhe situate mund të rëndohet më tej nëse vetë deputetka kërkon që të fshehë shkeljen e ligjit si nga ana e saj ashtu edhe nga ana e anëtares së AMA-s.

Prej kohësh është shprehur opinioni se një komision hetimor parlamentar në një kohë që për të njëjtën çështje është hapur proces hetimor nga Prokuroria apo SPAK, do të ish i tepërt. Madje vetë komisioni mund të prishë prova që do të ishin të vlefshme nga organet e hetimit. Nuk është çudi që ky fenomen të ndodhë dhe me këtë komision parlamentar. Fakti që më së shumti po shohim se anëtarët po e përdorin sallën e komisionit si një tribunë për qëllime politike sesa ti përbahen objektit të hetimit, përbën dhe shfaqjen më të shëmtuar të një klase politike që nuk mund të ngrihet në shkallën normale të dialogut konstruktiv dhe përmbushjes së detyrës sipas obligimit ligjor. Në vend të kësaj kemi dëgjuar lloj lloj idesh e akuzash që i rrinë shumë larg realitetit ndërsa ballafaqohen me të vërtetën. Që nga shifrat e fryra se qenkan vjedhur 450 milionë ndërkohë që kjo do të jetë shuma që do të duhet të paguhet deri pas 30 vjetësh e deri tek përdorja e foltores me qëllim për të bërë pis gjithkënd, sesa qëllimi për ti dhënë hakun secilit. Për mirë apo për keq.

Përderisa punimet e komisionit janë shdërruar thjesht në një shfaqje të pasuksesshme dhe pasqyrë e një klase politike që në shumicën e saj është përfshirë në dekadencë, atëherë dhe analiza për funksionimin e tij nuk mund të mbështetet mbi anën ligjore. Kur parimet e ligji janë mbllacitur si çimçakiz në gojët e shumë prej anëtrëve të komisionit hetimor, vështirë të gjesh argumente për ta marrë seriozisht punën e tij, e ca më tepër të pretendosh ndonjë rezultat serioz. Kur argumentet ngrihen mbi interesin politik e jo mbi ligjin, nuk është habi që ato të rrëzohen e të shkërmoqen në sytë e opinionit publik.

Dalja e dokumentit që vetë Lulzim Basha kish firmosur gjatë kohës kur kish qenë Kryetar Bashkie i Tiranës për Miratimin e Fisibilitett të Projektit Koncesionar për trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit faktikisht e demontoi akuzën me bazë të deformuar që ish hedhur në tregun mediatik. Fakti që në Vendimin e firmosur të Bashës më 20.08.2013, shifra e propozuar për punën e kryer nga koncesionari ishte në 37 Euro/ton, ndërkohë që shifra që paguan aktualisht Bashkia e Tiranës është në 29 Euro/ton, duhet ta mbyllte diskutimin dhe madje duhej që dikush nga PD të kërkonte dhe falje për furtunën fallco që u ngrit. Por kjo nuk ndodhi dhe debati rrëshket drejt inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. Debat për të vërteta të reja apo thjesht si insistim për të të mbajtur të gjallë një akuzë thjesht për efekt elektoral? Nëse i marrim me rradhë agravohesh si qytetar kur mendon se të marrin për budalla me lojëra të pista e për interesa të mirëfillta politike.

Ngritja dhe funksionimi i inceneratorëve padyshim ka sjellë një ambient më të pastër e për një jetë më të shëndetshme qytetare. Vetë banorët e Sharrës dhe të Kombinatit e kuptojnë vetë ndryshimin nga koha kur plehrat digjeshin në natyrë dhe përveç erës së keqe dhe tymit këto zona nuk të ofronin më shumë. Vetë qyteti Tiranës nuk e ka më atë smogun e përhershëm të shkaktuar nga djegja e plehrave dhe çka është na afron me parametrat evropianë të funksionimit dhe përditshëmrisë së shërbimeve të një qyteti. Dhe këto shërbime kushtojnë. Duam apo nuk duam ne, parametrat për të funksionuar një qytet me shërbime, me ambient të shëndetshëm dhe funksional, kushtojnë së tepërmi në botën e qytetëruar. Duke marrë vetëm rastin e inceneratorëve, në një qytet evropian çmimi më i ulët për këtë shërbim është 69 euro/ton, ndërsa në Francë çmimi shkon në 156 euro/ton.  Vetëm nga këto shifra edhe projektit Basha që kish një çmim prej 37 Euro/ton duhet ti thoshim bravo, pasi do të ish më i ulët se çmimi më i ulët në Evropë që është 69 Euro. Por nuk mund ti thuhet bravo një akuze kur çmimi akktual është më i ulët akoma , në 29 Euro/ton. Çfarë mund ta justifikojë këtë rrëshkitje dhe pse na merr kohë thjesht se ngatërrohesh me shifrat.

Duke vijuar më tej. Inceneratori i Tiranës është shumë më i madh dhe tashmë përpunon jo vetëm mbetjet e qytetit por dhe të rrethinave. Një shteti apo bashkie të pasur në vendet Evropiane do ti kishte interesuar që impaintet dhe inceneratorin ti ndërtojë vetë duke e shndërruar në pronë dhe ku menaxhimin ta bënte vetë. Kështu dhe kostot do ishin më të ulëta. Por në rastin konkret vlera e inceneratorit të Tiranës është 120 milionë Euro dhe në kushtet e pamundësisë financiare për ta ndërtuar vetë, paguhet shërbimi për përpunimin e mbetjeve tek privati duke caktuar një çmim për ton. Por dhe këtu , duke krahasuar shifrat, dalin të reja të tjera. Për 20 vjet që është dhe kontrata me koncesionarin, vetëm nga çmimi aktual më i ulët se sa projekti që kish Basha si kryebashkiak, përfitohet nga Bashkia Tiranë 76,6 milionë Euro. Shumë që do të thotë më shumë rrugë, shërbime, shkolla dhe rivitalizime për zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërkohë, në rastet e inceneratorëve për qytetet e Elbasanit dhe të Fierit, për vetë kapacitetet më të vogla dhe të shifrave më të ulëta e më të përballueshme, skema mbi to është e ndryshme. Për një periudhë prej 7 vitesh, investimi i kryer nga bisnesi do të paguhet me pjesë për ta shndërruar inceneratorin në pronë të bashkive përkatëse. Rasti i Elbasanit është më i qartë, ku inceneratori ka nisur ndërtimin më një buxhet të përbashkët të bisnesit dhe të shtetit. Kontrata është firmosur në 2051 dhe ndërtimi ka nisur në 2017 me një kapacitet përpunimi prej 140 tonë në ditë. Deri në fund të dhjetorit 2021 do të kryhet pagesa në një total prej 25.9 Milion Eurosh, që do të bëhet me pjesë për bisnesin që ka qenë pjesë e ndërtimit dhe ky impinat kalon 100% si pronë e bashkisë së Elbasanit. Ndërkohë që nga prodhimi i energjisë elektrike që kryen ky impiant sim proces e përpunimit të mbetjeve, shteti ka përfituar dhe shumën që ka ardhur nga produkti i energjisë. Çka e ul çmimin e pagesës më tej. Gjuha e shifrave flet ndonjëherë më shumë se dëshira për të nxirë kundërshtarin. Ndaj kur ato ballafaqohen dhe me akuzat, kthehen në boomerang, që dëmtojnë jo vetëm foltoren e PD por dhe këtë mënyrë të vjetëruar të të bërit politikë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 24/02/2022 16:10

    HAHAHA O PLATOR, MOS U MERZIT HE BURRE SE LALI ERI TE PAGUAN EDHE PO NUK E MBROJTE APO HARROVA, TI PRANDAJ I MERR LEKET ME BE HAM HAM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!