Gara e shpejtësisë me makina, Formula 1 është përfshirë në një skandal, pasi një prej Skuderive ka tentuar një manovër ndryshimi në "njëvëndëshet" e saj për rritje të performancës, pa marrë miratim.
Gjithçka ndodh në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raundi i 19-të i Kampionatit Botëror 2024. Ky skandal vjen pas dyshimeve të FIA-s për krahët fleksibël, në lidhje me mini-DRS e përdorur nga McLaren në Spa, Monza dhe Baku.
Përpara garës në Austin, një tjetër rast i ri hedh hije dyshimi në kampionatin më prestigjioz të "njëvendësheve" në botë. I cili këtë vit, pasi i dha fund dominimit të Red Bull dhe Max Verstappen, është më i ekuilibruar se kurrë me katër ekipe, që garojnë për fitore dhe podiume.
Sipas asaj që zbuloi Autosport, kanë lindur dyshime për një ekip të Formula 1 që përdor një truk të paligjshëm gjatë fundjavave të garave. Konkretisht, kjo skuadër akuzohet për ndryshimin e lartësisë nga toka të "njëvendëshes", nëpërmjet një sistemi që nuk e lejon rregullorja.
Ky modifikim areodinamik, shkel dy nene të rregullors teknike aktualisht në fuqi në Formula 1 (neni 40.2 dhe neni 40.9). Ai i lejonte çdo mekaniku të ndryshonte me lehtësi lartësinë nga toka të makinës midis periudhës së kualifikueseve dhe garës.
Me fjalë të thjeshta ndryshimi i strukturës aerodinamike të kabinës së pilotit e lejon "njëvendëshen" të performojë më mirë në kualifikuese. Megjithatë FIA nuk ka ndërhyrë ende për të zgjidhur këtë çështje, sepse kërkon prova më të qarta. Emri i skuderisë që tentoi një manovër të tillë nuk bëhet me dije.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2966
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor, 14:40
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor, 18:57
-
Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
2 Nëntor, 09:11
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor, 15:25
-
Pjesë e trashëgimisë së Michael Schumacher, del në ankand Ferrari i kampionit të Formula 1
24 Tetor, 10:55
-
Dorëzohet Charles Leclerc: Mund të fitojmë titullin si ekip, ai për pilotë është ende ‘në sirtar’
22 Tetor, 13:34
-
Formula 1/ Leclerc monumental, Ferrari shkëlqen në Austin! Verstappen në podium falë gjyqtarëve, Hamilton lë garën
20 Tetor, 22:44
-
Rikthehet Max Verstappen, 'pole' në SHBA! Ndjekin Russell dhe Leclerc
19 Tetor, 19:35
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor, 08:45
-
Pas 11 vitesh, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik
2 Tetor, 12:07