Klientët e buxhetit: grekët e 'Aktor'
shpëtuan nga kriza në Shqipëri

Klientët e buxhetit: grekët e 'Aktor' <br />shpëtuan nga kriza në Shqipëri
TIRANE - Agjencisë së Prokurim it Publik për 2011-ën, vitin e kaluar kanë qenë 46 subjekte që kanë marrë të paktën 1 milionë euro nga fondet publike. Shumica dërmuese e tyre janë të sektorit të ndërtimit, por midis klientëve "gjigandë" renditet edhe kompania e prodhimit të veshjeve "Gjergjefi", e cila ka marrë 13 milionë euro për realizimin e uniformave të reja të policisë së shtetit.
"Kampioni" i padiskutueshëm i prokurimeve publike më 2011 ka qenë kompania greke "Aktor", e cila habiti edhe vetë qeverinë shqiptare me çmimin e ulët që paraqiti për ndërtimin e tunelit në rrugën e re të Elbasanit. Ajo ka realizuar një faturë 59.5 milionë euroshe gjatë vitit të kaluar (afro 8.34 miliardë lekë të reja), duke shpëtuar praktikisht nga ngërçi që ka zënë këtë sector në Greqi. Firmat Triss dhe Gener pasojnë në tendera me 14.3 dhe 14 milionë euro, të ndjekura nga kosovarët e Viktoria-s.
Gener 02 ka fituar dy nga 10 tenderët më të mëdhenj të zhvilluar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, ku përfshihen një segment i rëndësishëm i "rrugës së Arbërit" me vlerë rreth 1.95 miliardë lekë dhe Qendra e re e Kontrollit të Trafikut Ajror në Rinas.
"Viktoria Invest" ka kryer procedura të ndërtimit të rrugës Librazhd-Qafë Studë.
Kompania "Skënderi G" është fituesja e tenderit për furnizimin me karburant të shumicës së institucioneve shtetërore gjatë vitit të shkuar dhe vjen e para në listën e prokurimeve më të rëndësishme, pas kompanive ndërtuese. Sipas vendimit të qeverisë të disa viteve më parë, është ministria e Brendshme që vendos për tenderimin e karburanteve për të gjitha institucionet qendrore. Kjo kompani ka marrë 8.4 milionë euro për këtë tender. Pas saj vjen "Kastrati" me afro gjysmën e kësaj sasie.
Ndër kompanitë e huaja, bie në sy gjermania "Bjoern Lutjardt", me një shifër të faturuar prej 3.1 milionë eurosh. Kompania është e specializuar për prodhimin e linjave të gjenerimit të energjisë dhe ka realizuar ndërtimin dhe montimin e termocentralit të Vlorës.
"Megapharma" dhe "Intermed" janë dy subjektet që operojnë në fushën e farmaceutikës, të cilat janë furnitoret kryesore të enteve shtetërore, duke fituar fonde në masën përkatësisht 2.4 dhe 1.2 milionë euro.
Në sektorë të tjerë, shquhet "Infosoft" si furnitore e institucioneve me pajisje kancelerie dhe sisteme informatike, ndërkohë që BNT Electronics mban vendin e parë për furnizimin e Tatimeve me kasa fiskale, ndonëse jan pesë kompani që janë të licensuara në këtë fushë. Ky subjekt ka përfituar 1.1 milionë euro vitin e kaluar nga prokurimet publike.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës